Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohet 15 persona

Diaspora

Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohet 15 persona

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 08:48
Ilustrim

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar sepse trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në kamionë.

Policia tha të Premten se gjatë një operacioni kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në gent të Belgjikës që prisnin të kalonin në Angli.

Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar,i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve.

Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani.

Të dyshuarit e arrestuar jashtë Belgjikës do të ekstradohen nën një Urdhëresë Evropiane të Arrestimit për t’u përballur me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të Martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar.

Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë lëshuar ende, shkruan TCH.

Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15 mijë euro (13.300 sterlina) për grupin, i cili përdorte hotelin në Gent si një zonë mbajtëse, dhe personat që do të trafikoheshin do të fshiheshin në kamionë me ndarje speciale dhe me bashkëpunimin e shoferëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat