80 mije dollarët e kontributit të jashtëligjshëm të jashtëm ndaj Obamës - nga Edi Rama, çojnë në burg edhe një amerikan - Bota Sot
80 mije dollarët e kontributit të jashtëligjshëm të jashtëm ndaj Obamës - nga Edi Rama, çojnë në burg edhe një amerikan

Diaspora

80 mije dollarët e kontributit të jashtëligjshëm të jashtëm ndaj Obamës - nga Edi Rama, çojnë në burg edhe një amerikan

Nga: Beqir Sina Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:41
Edi Rama Barack Obama

Nga Beqir SINA - Newark New Jersey

 William Argeros, nga Nju  Xhersi, i cili kishte pranuar fajësinë në vitin 2016, për të dhënë kontribute të marra nga një donacion i huaj "pa ditur" se kishte për qëllim të ndikonte në fushatën e Barack Obamas, nga një Gjykat federale në New Jersey, u dënua me 4 muaj burg

NEWARK, N.J. ( Bota sot - E martë, 30 Shtator 2019) :  Një amerikan që mendohet se ngriti një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për Presidentin Barack Obama, në vitin 2012, u dënua me katër muaj burg të hënën.

Ai është William Argeros, nga Nju  Xhersi, i cili kishte pranuar fajësinë në vitin 2016, për të dhënë kontribute të marra nga një donacion i huaj(bëhet fjal për donacionin e Edi Ramës - i cili kishte kontribuar me 80 mijë Dollarë, donacion në vitin 2012, për fushatën e Barack Obamës), "pa ditur" se kishte për qëllim të ndikonte në fushatën e Barack Obamas, kështu të paktën, deklarojë, ai dje në gjyqin e tij, zhvilluar në New Jersey. 

Megjithëse, prokuroria dha një dënim me dy vjet burg për të, ngaqë, ai kishte gënjyer një juri të madhe, dhe duhej të ishte përballur me deri në 24 muaj burg në bazë të ligjeve të drejtësisë Amerikane, në bazë të ligjit të marrveshjes me Gjykatën "marrëveshjes" së tij të pranimit të fajit, Argeros, u dënua me 4 muaj burg.

Për këtë dënim të shkurtuar, gjykatësia e Gjykatës Federale,  61-vjeçares Madeline Cox Arleonotin, e cila gjykojë çështjen, foli për mungesën e një precedenti të mëparshëm penal dhe besimin e saj se kontributi prej  80,000 mijë dollar, i një donacioni të huaj,  nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet e SHBA.

Ligji i SHBA, ndalon shtetasit e huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar Argeros, tha që klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë, i cili e bëri këtë donacion jo me qëllim që të ndikonte në fushat, por se ai dëshironte një foto të realizuar me Obamën, për t'a përdorur në vendin e tij -.

Ish - kandidati athere për Kryeministër ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe aktualisht është sot Kryeministri i Shqipërisë.

 

"Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës, mohoi të ishte burimi i kontributit 80 mijë dollar për fushatën "Obama for President".

Zyra e avokatëve amerikanë, pretendoi se Argeros, vendosi që kontributi të bëhej përmes një banori të New Jersey, i cili quhet Bilal Shehu.

Shehu, u dënua me provë në vitin 2017.

Bilal Shehu, që mundësoi foton e Edi Ramës me Barack Obamën, është dënuar me burg, dy vjet më parë.

Por, ai duke u bërë një "bashkëpuntorë" i mirë me drejtësinë amerikane, Gjykatën federale, ishte dënuar me 1 vit burgim pasi pranoi se kishte kontribuuar me 80 mijë Dollarë, donacion të huaj në vitin 2012 për fushatën e Barack Obamës, për të ndihmuar një politikan shqiptar që të merrte pjesë në një aktivitet të fushatës.

 

Bilal Shehu, më herët kishte pranuar fajësinë në gjykatë se kishte bërë me vetëdije dhe qëllimisht një kontribut të huaj.

Prokurorët, gjatë atij gjykimi thanë se Edi Rama, u refuzua që të lejohej në aktivitet, por mundi që të fotografohej me ish presidentin Obama, kundrejt një pagesë në formë donacioni me 80 mijë Dollarë.

Në qershor të 2013, ka qenë një kongresist republikan amerikan,(Dana Roharbacher) ishte ai që kërkoi, që të hetohej vizita e Bilal Shehut dhe Edi Ramës në fushatën e mbledhjes së fondeve, dhe pse ticketa - bileta 80 mijë Dollarë, e Bilal Shehut me bashkëshorten e tij - u "konvertua" në dy burra pra Shehu - Rama.

Ish kongresisti Dana Roharbacher i Kalifornis,  shtroi pyetjen se si Bilal Shehu, i identifikuar si një shofer limuzine, mund të kishte siguruar bileta që kushtojnë 40 mijë Dollarë secila. Prokurorët më vonë deklaruan se Shehu kishte pranuar një tranfsertë parash prej 80 mijë Dollarë, për të paguar biletat.

Avokatët e Shehut, Alan Abramsom dhe Eric Breslin, thanë se klienti i tyre është një “njeri i nderuar që ka bërë një gabim të tmerrshëm”.

Ky ka qenë denoncimi që kongresmeni Rohrabacher, i bërë tre vjet më parë në qershorin e vitit 2013 pranë zyrës së Prokurorit Federal, të Shteteve të Bashkuara, Eric Holder dhe Kryetarit të Komisionit Federal të Zgjedhjeve për foton e Ramës me Presidentin Obama, e cila dergojë në burg dy veta, Bilal Shehu me 1 vit burg dhe William Argeros, nga Nju  Xhersi, me 4 muaj burg  .

Të gjitha dyshimet e servirura nga kongresmeni amerikan, tashmë janë provuar si të vërteta dje nga drejtësia amerikane. Bilal Shehu, njeriu pas të cilit është fshehur Rama, ka pranuar të gjitha akuzat e ngritura në denoncimin e kongresmenit Rohrabacher, i cili e kishte akuzuar direkt Ramën për pastrim parash me foton 80 mijë dollarëshe.

 Ish - Kongresmeni amerikan ka qenë ai që ngrinte dyshimet në atë kohë se këto financime të dyshimta mund të përdoreshin për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, gjë të cilën Rama, e bëri menjëherë pas realizimit të fotos, duke servirur në fushatë si një mbështetje të Presidentit Obama për të në zgjedhjet e vitit 2013.

Duhet të kujtohet se fotoja është bërë në tetorin e vitit 2012, ndërsa denoncimi para drejtësisë amerikane i kongresmenit, Dana Rohrabacher, është bërë në qershorin 2013, ndërsa pranimi i krimit nga Bilali, është bërë vetëm në një jave të vitit 2016, dhe hetimi vazhdoi, deri tani në dënimin e dytë.

Denoncimi

Foto e Edi Ramës me Presidentin Barak Obama, e realizuar në 8 tetor të vitit 2012 dhe e publikuar në hapje të fushatës elektorale në Shqipëri ngjalli shqetësim në radhët e Kongresit amerikan. Për të bërë këtë foto, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dyshohej në denoncimin e atëhershëm se kishte përdorur biletën e një gruaje, e cila kishte paguar 80 mijë dollarë, për të qenë e pranishme në darkën e mbledhjes së fondeve në fushatën e Presidentit Obama tetorin e kaluar në San Françisko.

Kjo ishte pjesë e padisë së bërë nga kongresmeni amerikan, Dana Rohrabacher, i cili i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA të nisë hetimet për atë që ai e quante si mashtrim të Edi Ramës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...