Në Bavari, shqiptarët e Kosovës po përballen me një problem që nuk duhet të ekzistojë - Bota Sot
Në Bavari, shqiptarët e Kosovës po përballen me një problem që nuk duhet të ekzistojë

Diaspora

Në Bavari, shqiptarët e Kosovës po përballen me një problem që nuk duhet të ekzistojë

Nga: Maxhun Smajli Më: 10 tetor 2019 Në ora: 20:08
Ilustrim

Edhe pas 11 vitesh, Republika e Bavarisë nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Për qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë republikë dhe qe duan ta marrin shtetesin gjermane, janë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës dhe nga ajo e Serbisë, që është një padrejtësi e madhe. Enti për të huaj i kësaj republike po i detyron shtetasit kosovarë të trokasin në dyertë e Konsullatës së Serbisë, në Munih. Problem ky që nuk duhet të ekzistoj.

Me vite të tëra, me këtë problem, janë marrë shumë shoqata e aktivistë. Pas zgjedhjës Deputet i Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ztr. Deli Balidemaj, ka ngritur këtë çështje edhe një herë në Parlamentin Bavares, i cili është përkrahur edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë së të Gjelbërve.

Në Konferencën për shtyp të organizuar enkas për këtë çështje në Barlamentin Bavares, ishin të ftuar; nga lëmia e arsimit, Rinorë Veselaj, mësimdhënëse në Gjimnazin e Shkollës së Mesme në Kempten, nga bisnesi, përfaqësuesi i firmës “Efa“, Eugen Neziri, student i vitit të dytë të Fakultetit juridik, në Munih dhe për çështje familjare, Egzonjeta Smajli-Mulliçi, magjister e Farmaciotikës.

Rinorë Veselaj, mësimdhënëse e gjuhëve françeze dhe spanjolle, kishte shprehur vështirësitë që kanë kosovarët, si në lëvizje, studim dhe marrëdhënie pune. Ajo, për një vit ka studiuar në Barcelona me dokumentacion të ndryshuar-ilegal, derisa Franca nuk ia ka marrë përsipër shpenzimet e banimit për gjysmë viti të mësimdhënies në këtë shtet. Dhe, krejt kjo për shkak të shtetësisë. Problem tjetër për Rinora Veselajn, është fakti se, nuk i ipet e drejta e mësimdhënies në shkollat shtetërore gjermane me një shtetësi të huaj-kosovare.

Derisa, Eugen Neziraj, ka shprehur shqetësimin në anën e veprimtarisë bisnesore, ku me shtetësi kosovare po janë të hendikepuar, të pa mundur ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre; të marrin punë jashtë Gjermanisë, të pranojnë punëtorë nga jashtë Gjermania, duke i detyruar t'iu nënshtrohen procedurave të shumta dhe të stërzgjatura.

Egzonjeta Smajli-Mulliçi, shprehi shqetësimin e saj për vajzën katër vjeqare, Leodritën, e lindur në Gjermani. Për natyralizimin e shtetësisë gjermane, Leodritës, Enti bavares për të huaj po i kërkon të regjistrohet në Serbi, si shtetase serbe. Por, përkundër rasteve të shumta të këtyre natyrave, kjo çështje nuk u aprovua as në muajin qershor, ku Komisioni Kushtetues i Parlamentit Bavares e kishte si pikë në rendin e ditës.

Në mbledhjen e fundit, të organizuar nga Fondacioni “Besa”, ku ishin të pranishme; „Besa Fondation“, nga Munihu, SHKSH “Sali Çekaj“, nga Pfaffenhofen, LASH, SHKSH “Shqiponja“, nga Rosenheimi, SHKSH “Abeja“ nga Freisingu , SHKSH “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, nga Munihu e, veprimtarë të tjerë të shumtë që veprojnë në këtë republikë, u perkrah iniciativa e  Deputetit shqiptar të Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Deli Balidemajt, qe Organeve shtetërore bavareze t'i bëhet një Peticion, për lirimin e kosovarve nga shtetësia e Serbisë.

Andaj, gjithë të pranishmit në këtë mbledhje, u bëjnë thirrje shoqatave, bisneseve dhe institucioneve Kosovare që veprojnë në Bavari, t'i bashkangjiten këtij peticioni.

Perkrahja e Peticionit nga shoqatat mund të bëhet përmes, Dipl.-Ing. Delija Balidemaj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...