Politikani belg bën gjest të rrallë: Shkel ligjin për të mos lejuar dëbimin e familjes shqiptare nga Belgjika

Diaspora

Politikani belg bën gjest të rrallë: Shkel ligjin për të mos lejuar dëbimin e familjes shqiptare nga Belgjika

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:13
Paul Magnette

Dashuria për një familje shqiptare ka bërë që kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette të kryejë një akt të rralla.

Ai shkeli “ligjin”, duke udhëzuar policinë lokale që mos t’i bindeshin një urdhri dëbimi për këtë familje shqiptare e cila ishte vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Portali “DH.be” shkruan se fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje.

Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt vendosi ta riatdhesonte atë.

Një vendim që sipas medias belge, u pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar më 16 Tetor, në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër shpallën publikisht mbështetjen e tyre për këtë familje.

Kryebashkiaku i ri, njëherazi edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, nuk ka preferuar të zbatojë vendimin që dëbon familjen shqiptare.

Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi Magnette.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat