1.5 hektarë kanabis në pyjet spanjolle, kapet grupi i katër shqiptarëve

Diaspora

1.5 hektarë kanabis në pyjet spanjolle, kapet grupi i katër shqiptarëve

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:58
Marihuana

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një grup shqiptarësh të akuzuar se kultivuan një sasi rekord kanabisi në zonën e Serranía de Cuenca.

Mediat spanjolle raportojnë duke iu referuar burimeve zyrtare se policia arrestoi katër shqiptarë, të cilëve iu kap dy ton marijuanë në kampin e tyre të posaçëm, e cila vlerësohet në rreth 11.3 milion euro nëse do të dilte në treg.

Shqiptarët kishin ngritur tre plantacione kanabisi me një hapësirë rreth 1.5 hektarë, të cilat i kontrollonin përmes një kampi që kishin ngritur aty pranë.

Në kampin e ngritur në mes të pyllit qendronin personat që i shërbenin lëndës narkotike.

Gjatë aksionit policia gjeti pesë tenta me një hapësirë prej rreth 15 metër katror secila.

“Në tenda u kapën ushqime dhe bombola gazi që përdoreshin prej personave që kujdeseshin për lëndën narkotike”, tha zëdhënësi i policisë lokale Francisco Sánchez.

“Ata kishin marrë masat për të mbrojtur bimët edhe nga kafshët duke vendosur tela me gjemba dhe rrjeta përreth plantacioneve”, vijoi Sanchez.

Ky operacion konsiderohet si më i madh i këtij lloji në Spanjë për shkak të sasisë së madhe të drogës së kapur duke u rritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat