14 vjeçarja nga Kosova raportohet e zhdukur në Gjermani

Diaspora

14 vjeçarja nga Kosova raportohet e zhdukur në Gjermani

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 19:44
14 vjeçarja nga Kosova

Janë bërë katër ditë që nga zhdukja e 14 vjeçares me prejardhje nga Kosova.

Sania raportohet se kishte dal nga shtëpia e saj në Marburg-Biedenkopf në Gjermani, rreth orës 10 të së shtunës dhe askush deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendnodhjen e saj.

Policia e Marburgut bën thirrje që secili qytetar që ka ndonjë informacion t’i drejtohet atyre.

Ata njoftojnë se telefoni i saj mobil ishte gjetur rreth orës 16:00 afër stacionit hekurudhor në Giesen, shkruan Tag 24.

Autoritetet kishin përdorur listën e kontakteve për të siguruar ndonjë informatë por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

14 vjeçarja e lindur në Kosovë ka këtë përshkrim:

-Përafërisht e gjatë 1.60 cm;

– 60 kilogramë;

-Ka flokë të gjata dhe të mbyllur;

-Ajo kishte mbathur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.

Policia e Marburgut i lut të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion të telefonojnë në numrin:
Tel: 06421/4060

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat