Një orë në Shkollen Shqipe  në Londer

Diaspora

Një orë në Shkollen Shqipe  në Londer

Nga:  Nga Shqipe Bytyqi Më: 29 tetor 2019 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

 

E diela shqiptare në Londër është një ditë e shkollës dhe kultures shqiptare, ditë ku fëmijët shqiptarë të tre grupmoshave vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe si dhe kurse nga vallëzimi dhe së shpejti edhe teatër dhe sport. E tëra kjo me një cak të vetëm, për ruajtjen e gjuhës shqipe, të kulturës dhe të trashëgimisë kombëtare si dhe përcjelljen e saj te gjeneratat e reja.

Mesuesja Nadire Ademi Elshani njëra nga gratë, pjesë e librit « Nënat e sukseshme » të autores dhe veprimtares Nexhi Hasani, liber i cili u promovua në fund te muajit shtator në ambasaden e Kosovës në Londër, ligjëron me pasion për nxënësit e ciklit të mesëm. Gjashtëmbëdhjet nxënës shqiptar mësojnë shqip, mësojnë gjuhën e tyre të bukur dhe recitojne vargjet Gjuha jonë të Naim Frashërit. Ata mësojnë jo vetëm të flasin dhe të shkruajnë drejtë dhe bukur shqip por edhe të duan më shumë vendin e origjinës së tyre, gjë që mësuese Nadirja e bën me shumë përkushtim dhe dashuri.

Drejtori i Shkollës Shqipe “Kosova” z. Talat Pllana, flet për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen shkollat e mësimit plotësues në Britani ; si interesimi jo i mjafteshëm i prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkollat shqipe, mbulimi i shpenzimeve që kanë të bëjnë me rezervimin e klasave brenda shkollave të rregullta mësimore dhe kostot përcjellëse (pagesa e arsimtarëve, materialet shpenzuese etj). Së paku tekstet mësimore, përpiluar dhe financuar nga MASHT Kosovës dhe mbështetur nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut ju ofrohen falas nxënësve shqiptarë në diasporë.

 

Zoti Talat Pllana thotë që me vështirësi ja dalin të mbulojnë shpenzimet e cekura më lartë dhe ate përmes anëtarsisë simbolike të prindërve si dhe projekteve të ndryshme, vështirësi që përcjellë Shkollën Shqipe kudo në diasporë. Prandaj është koha e fundit që Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosovës të angazhohen për gjetjen e mënyres së financimit të Shkolles Shqipe ne diasporë. Prandaj është koha e fundit që diaspora të mendoj për ngritjen e qendrave kulturore shqiptare në qytetet më të banuara nga shqiptarët në diasporë. Mjaft ishim qiramarrës dhe paguam qira për aktivitet mësimore dhe kulturore.

Shi për këtë në Zvicër është ngritur nga shoqata FQKSHZ një iniciativë për ngritjen e qendrave të mëdha kulturore, ku do të kishin shtëpinë shoqata të ndryshme kulturore si dhe Shkolla Shqipe. Derisa vijimi e mesimit ne gjuhen shqipe mbështetet në baza vullnetare, atëher Shkollen Shqipe mbetet ta mbajë në jetë vetëm angazhimi dhe personaliteti i mesuesit/mesueses si dhe aftësia e tij/saj që të motivojë nxënësit për vijimin e mesimit shqip. Vetëm me mesues si Nadire Ademi Elshani dhe të tjerë me veti të larta profesionale dhe njerëzore arrijmë të shpëtojmë Shkollën Shqipe në diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat