Shqiptari kapet mat në apartament ndërsa paketonte doza droge

Diaspora

Shqiptari kapet mat në apartament ndërsa paketonte doza droge

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 07:16
Ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar lituanez kanë rënë në prangat e policisë italiane, në dy operacione të ndryshme për tregtim të lëndëve narkotike.

I pari që ra në duart e policisë ishte i riu nga Lituania. Agjentët vunë re hyrje-daljet e tij të dyshimta nga një apartament në rrugën Capri.

Pasi e ndoqën, gjetën 19-vjecarin duke paketuar qeset me drogë. Më pas i sekuestruan 935 gram marijuanë, 23 gram hashash, materiale për doza të paketimit dhe 1600 euro.

Shqiptari u kap nga policia italiane në një tjetër apartmant rrugën Longo, me 870.60 gram hashash, që i kishte përgatitur për shitje.

Në ditët në vijim, të dy do të dalin para gjykatës ku do të jepet vendimi për shkeljet që kanë kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat