Aksident tragjik mes 3 veturave, shqiptari vdes në vend

Diaspora

Aksident tragjik mes 3 veturave, shqiptari vdes në vend

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 09:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në rajonin e Piemontit në aksin 231 që lidh Roreton me Cerveren teksa 3 automjete u përplasën midis tyre.

Një 49-vjeçar shqiptar me inicialet M.A. vdiq në vend, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur, të cilët u shtruan menjëherë në spitalin e Saviljanos.

Forcat zjarrfikëse, së bashku me karabinierët rrethuan zonën dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të shqiptarit dhe 3 të plagosurve.

Policia ende nuk ka arritur të zbardhë shkaqet e këtij aksidenti fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat