Zyrtarë të Lobit, takohen me veprimtarë të shquar shqiptar në Londër

Diaspora

Zyrtarë të Lobit, takohen me veprimtarë të shquar shqiptar në Londër

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarë të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, gjatë vizitës në Londër, të martën dhe të mërkurën, kanë takuar veprimtarë të shquar të shoqatave dhe shkollave të gjuhës shqipe.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Gjate ditës së djeshme dhe të sotshme ne Londër, bashkë me kolegen Marsela Koci, patëm mundësinë të takohemi e të konsultohemi me disa veprimtarë të shoqatave dhe shkollave të gjuhës shqipe, aktivë prej shume vitesh. Veprimtarët, Talat Pllana, kryetar i Forumit të Shoqatave Shqiptare në Londër, Merita Isufi themeluese e platformës Successful Mother’s , Yllka Alidemaj, vajza e heroit Halil Alidemaj, Juliana Shalla, veprimtare e kulturës shqiptare në Londër, dhe Sanje Rracaj pedagoge”, ka shkruar zyrtari i LEASH, Daut Haxhaj, në Facebook.

Ai, tutje ka theksuar se, gjatë takimit u vendos që Komisioni Qendror i Lobit t’i dërgojë  kryetarit të Forumit të Shoqatave të Londrës, kalendarin e zgjedhjeve, në mënyrë që LEASH, në Britani të Madhe të përfaqësohet nga të paktën pesë (5) delegatë për Asamblenë e Lobit në Shkurt .

Haxhaj gjjithashtu ka paralajmëruar së shpejti krijimin e qendrës për Lobin në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat