Shumë familje nga Kosova që po kërkojnë azil në Francë po flenë në rrugë

Diaspora

Shumë familje nga Kosova që po kërkojnë azil në Francë po flenë në rrugë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Shumë familje kosovare marrin rrugë drejt vendeve të Evropës në kërkim të një jetë më të mirë.

E njëri nga shtetet më të preferuara për të kërkuar azil mbetët të jetë shteti i Francës.

Mirëpo, rruga e tyre drejt këtyre shteteve evropiane nuk është aspak e lehtë, pasi gjatë rrugëtimit të tyre përballën më shumë sfida.

Madje, edhe kur arrijnë në shtetin ku ata synojnë të kërkojnë azil shpesh dëshpërohen pasi detyrohen të flenë në vende ku nuk plotësohen kushtet për gjumë, e ka raste kur detyrohen të flenë edhe në rrugë.

Indeksonline ka siguruar disa pamje ku shihen disa familje kosovare të cilët kërkojnë azil në shtetin e Francës teksa flenë në rrugë.

E kjo gjendje sipas tyre është tash e gjashtë muaj.

Indeksonline ju sjell një video ku mund të shihni se në çfarë gjendje janë këto familje, ky vend ndodhet më saktësisht në Grenoble të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat