Kultivim dhe ruajtje me sukses e librit shqip në gurbet

Diaspora

Kultivim dhe ruajtje me sukses e librit shqip në gurbet

Xhavit Çitaku Nga Xhavit Çitaku Më 10 nëntor 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga promovimi

Fal punës së madhe që po bëjnë shoqata e asosacione tjera shqiptare në Suedinë e largët është bërë e mundur që me sukses të kultivohet dhe ruhet poezia dhe libri shqip në përgjithësi në mërgatë. Thënë konkretisht, këto forma të veprimit shqiptar po organizojnë tubime të shumta letrare që, po ashtu, kanë për qëllim që ta kultivojnë e ruajnë edhe gjuhën dhe kulturën shqiptare në këtë shtet të ku jetojnë mijëra mërgimtarë shqiptarë. Një manifestim të tillë me këtë përmbajtje sot në Malme të Suedisë e organizoj edhe Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i IX Albani”, në Suedi, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Mindfullnes” në Malmö, manifestim ky që po paraqet, njëkohësisht, një shtytje e nxitje për të gjithë ata që janë të prirur të merren me shkrime që ta gjejnë vetën këtu, të veprojnë kështu në mënyrë të organizuar dhe nesër të krijojnë vepra më të mira letrare, artistike e kombëtare. Duke zhvilluar një aktivitet të pasur e me përmbajtje, kjo shoqatë është bërë një faktor i rëndësishëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjithçkaje që është shqiptare si dhe në integrimin e shqiptarëve në rrjedhat e shoqërisë suedeze.

Kulmin e suksesit kjo shoqatë e ka arritur kur pas një pune të pakursyer të zhvilluar nga të gjithë anëtarët e saj dhe veprimtarëve tjerë u bë e mundshme që të botohen dhjetë numra të “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”, të cilët në mënyrë të argumentuar e fakte të dokumentuara, hedhin në dritë krejt veprimtarinë e zhvilluar të shqiptarëve në këtë shtet të largët skandinav. Anëtarët e shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar kanë bërë punë të madhe edhe në botimin e librave të rinj dhe në fusha të tjera të krijimtarisë. Siç theksoi kryetari i kësaj shoqate, Hysen Ibrahimi, deri me tash janë botuar mbi treqind libra në fusha të ndryshme të artit letrar. Zaten përmes poezisë, si një fuqi magjike, dhe promovimit të librave të zhanreve të ndryshme, po krijohen miqësi të reja dhe një bashkëpunim i mirëfilltë, jo vetëm ndërmjet komunitetit shqiptar këtu në Suedi, por edhe të etnive tjera që jetojnë këtu.

Poezia është e fuqishme me mesazhet e saj

Image

Në këtë tubim të rëndësishëm u mbajt edhe një orë e pasur poetike, me ç’rast u lartësua poezia si një fuqi magjike që po arrin t’i tuboj krijues e dashamirë të fjalës së shkruar. Në poezitë e lexuara me këtë rast motiv kryesor i krijuesve ishte dhimbja për atdheun, pastaj në këto krijime jetojnë edhe lirika, lumturia e dashurisë dhe optimizmi, që gjithherë është i pranishëm tek mërgimtari. Zatën të gjitha këto janë pjesë përbërëse në poezinë shqipe. Poezia ka veti dhe aftësi të mrekullueshme për të shprehur gëzime dhe hidhërime, vuajtje dhe fitore, shpeshherë në pak rreshta. Poezia kalon nëpër shekuj dhe përmban mesazhe të rëndësishme edhe për njerëzit e kohës sonë. Për këtë arsye ky manifestim me sukses ka futur përsëri kulturën shqiptare dhe poezinë në qendër të vëmendjes duke shpresuar që të kemi dobi dhe kënaqësi edhe hera tjera. Krijuesit dhe artistët shqiptar, me punën e tyre po bëjnë përpjekje që ta rrisin dhe pasurojmë veprimtarinë në opusin e gjerë e të pasur kulturor të Suedisë. Në këtë orë letrare me krijimet e tyre poetike u prezantuan Fetah Bahtiri, Idriz Gashi, Remzi Basha, Hysen Ibrahimi, Elhame Gjurevci, Isuf Bajraktari, Mona Juniku, Afërdita Hoti.

Ky event letrar pati edhe karakter garues ndaj edhe u ndanë disa shpërblime për krijimet më të mira poetike, ndërkaq vendin e parë e zuri Elhame Gjurevci me poezinë “Me flamurin kuq e zi”.

U promovuan tetë libra të zhanreve të ndryshëm

Image

Në këtë tubim u promovuan edhe Librat e nëntë të autorëve shqiptar që jetojnë e veprojnë në këtë vend skandinav. Përurim i veçantë iu bë numrit të dhjetë jubilar të “Thesarit kombëtar”, vëllimi 10 në mërgatës shqiptare në Suedi. Pastaj u prezantuan edhe antologjia “Të dashurosh nuk është mëkat” i autorëve Ymrije Beqiri dhe Hysen Ibrahimi, “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, “Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore shqip- suedisht” i autorit Fetah Bahtiri, “Dëshmorët e Kombit- Isak dhe Abaz Ibrahimi” i autorit Avdyl Uka, “Bota magjike, autor Remzi Basha, “Se nuk vdes” libër poezish të Idriz Gashit , “ Vepra 3” e autorit Hysen Ibrahimi dhe libri Rrahman Rrahmanit “ Dardanet për Dardanin”.

Sipas referueses Emma Lindeman vepra poetike “Të dashurosh nuk është mëkat” (grup autorësh me poezi) të bashkautorëve Ymrije Beqiri dhe HysenI brahimi, paraqet dashurinë si një dhuratë që në ja japim vetës dhe te tjerëve.

Dashuria zbuluron dhe i jep jetë botës dhe i ka frymëzuar edhe këta poetë që në vargjet e tyre t’i japin formë kësaj ndjenje të jashtëzakonshme. Poezia në shekuj ka qenë dhe mbetët një shpalosje e fuqishme e ndjenjave të gjithë shkrimtarëve dhe fuqia e saj bëhet edhe më e madhe kur poetët flasin dhe shkruajnë për dashurinë. Ata në këtë vepër kaöitin me shkronja këtë ndjenjë të madhërishme. Ishte dashuria ajo qeë na lindi, është dashuria ajo që na rrit dhe është dashuria që na bashkon. Ky ylber i bukur i ndjenjave prek ,inspiron,gezon gjalleron,lumturon,ngushellon,drejton,harmonizon etj. Tha ndër të tjera ajo.

Ndërkaq, për librin e Avdyl Ukës i titulluar “ Dëshmorët e kombit Abaz e Isak Ibrahimi“ referoi Xhavit Çitaku, i cili ndër të tjera tha se autori me sukses ka vënë në pah ndriçimin e një rruge heroike nga dëshmorët e kombit Isak e Abaz Ibrahimi, rrugë kjo që përfaqëson një pjesë të trashëgimisë sonë patriotike kombëtare. Duk.e pasqyruar në mënyrë të argumentuar e në detaje veprën e madhe të këtyre dëshmorëve më të mirë të kombit, në të njëjtën kohë, libri nxjerr në dritë historinë patriotike të familjes së madhe Ibrahimi nga fshati Shpat i komunës së Mitrovicës, histori kjo e shkrirë në formë romani me qëllim që lexuesit t’i prezantohet i tërë mozaiku atdhetar i pjesëtarëve të kësaj familjeje. Në të vërtetë, libri i këtij autori është pasqyrim ngjarjesh, idealesh e shembulli se si duhet punuar e vepruar konkretisht kur atdheu gjendet në rrezik për të cilin duhet dhënë edhe jetën, ashtu siç vepruan Isaku dhe Abazi. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij libri janë edhe intervistat me familjar, kolegë e persona tjerë që i njohën, si dhe disa poezi kushtuar veprës heroike të tyre, që akoma më shumë e plotësojnë rrëfimin e pastër të kontributit atdhetar, tha ai.

Rreth librit të Idriz Gashi “ se nuk vdes” foli Isuf Bajraktari, i cili ndër të tjera tha se poezitë e këtij autori pasqyrojnë mallin e madh që ndien për atdheun, duke përshkruar, njëkohësisht, me aq emocion bukurit natyrore të atdheut: fushat, arat, lulet, kroin, shiun, malet etj. Përmes vargut letrar autori i kësaj përmbledhjeje shfaq edhe hidhërimin e tij për dukuritë negative prezente në atdhe siç janë nepotizmi, korrupsioni, pasurimi i pabazë i klasës politike e shumë dukuri të tjera të pamira.

Fetah Bahtiri duke folur për përmbajtjen e Librit “ Dardanet për Dardaninë” theksoi se kjo vepër bënë pjesë në llojin e shkrimeve dokumentare dhe faktografike për arsye se krejt çka është thënë në te është argumentuar me dokumente origjinale të cilat autori i ka ruajtur në arkivin personal ose i ka grumbulluar nga burime të tjera të sigurta. Këtu bëhet fjalë për shumë veprimtari dhe aksione të shumta humanitare të cilave u ka prirë vetë Rrahman Rrahmani ose ka vepruar me bashkatdhetarët në mjedisin ku ka punuar edhe gjatë kohës kur ishte në atdhe.

Për librin poetik “Fuqia magjike e dashurisë” foli Idriz Gashi, i cili ndër të tjera tha se Remzi Basha ka ndërtuar në vetën e tij një vullkan enigmatik metaforik për femrën, për këtë gjini të bukur, për dashurinë e tij si një sovran që ia freskon mendimin dhe shpirtin e tij poetik. Në këtë frymë autori përshkruan në vargun e tij dashurinë që ka ndaj Afërditës, gruas së tij, që e shpetoj nga vdekja e sigurt, duke ia dhënë një pjesë të organit të saj, vyshken, të cilën ai në shumë raste e quan dashuri e vërtetë, dashuri e shpirtit dhe e zemrës.

Mërgata shqiptare në Suedi dha një kontribut të çmuar për komb e atdhe. Prandaj për të mos mbetur gjithë ai aktivitet përmbajëtsor në harresë, SHSHASH “ Papa Klemewnti i XI” Albani” nga fillimi i punës së saj mori si obligim që gjithçka është punuar në këtë shtet skandinav nga bashkatdhetarët tanë t’i përmbledh në librin “ Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”. Në tubimin e sotëm u promovua libri i dhjetë që flet shumë se sa ishte e angazhuar mërgata shqiptare për të ndihmuar vendin e tyre, të afërmit e tyre, luftën çlirimtare, të sëmuret, sensibilizimin e situatës së rëndë në Kosovë, në integrimin e shqiptarëve në jetën dhe shoqërinë suedeze, në mësimin e gjuhës amtare dhe në fushatjera të rëndësishme të jetës e punës, tha ndër të tjera Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës.

Lotët e mërgimtarit

Në këtë manifestim kulturor mori pjesë edhe Xhelil Musa , anëtar nderi i kësaj shoqate, donator dhe biznesmen i suksesshëm në Hamburg të Gjermanisë, i cili ndër të tjera shprehu kënaqësinë e tij për këto organizime të mirëfillta letrare, të cilat duhet përkrahur e mbështetur gjithnjë sepse janë pasuri e madhe e mërgatës shqiptare. Ndërkaq, biznesmeni tjetër Mejdi Urani, që shprehu dëshirën për të ndihmuar këtë shoqatë, tha se gjatë punimeve të organizimi të bukur letrar kisha emocion të madh. Me dolën lot nga sytë. Nuk kam besuar se në mërgatën shqiptare kemi një pasuri kaq të madhe intelektuale, tha ndër të tjera Mehdiu. Ndaj, ju premtoi se do të ju mbështes edhe në mënyrë financiare.

Tubimi shprehen indinjatën e tyre të thellë për shkak të ndarjes së çmimit Nobel të shkrimtarit nga Austria, Peter Handken

Pjesëmarrësit e këtij tubimi shprehen indinjatën e tyre të thellë për shkak të ndarjes së çmimit Nobel të shkrimtarit nga Austria, Peter Handken, i cili ishte mbështetës i politikës shoviniste të gjenocidit serb në ish-Jugosllavi. Ky veprim shumë i pakujdesshëm i anëtarëve të Akademisë Suedeze nuk shkon në të mirë të artit letrar, përkundrazi ky veprim ka shkaktuar një ofendim të madh tek qindra mijëra viktima të shkatuara nga regjimi fashist i Milosheviqit.

SHSHASH “Papa Klemnti XI”, që vepron në këtë shtet të largët meritojnë lëvdata për një punë të mrekullueshme që është duke bërë këtu në mërgim me synimin e vetëm që në këtë mënyrë t’i shërbejnë rinisë sonë, popullit tonë dhe atdheut të cilin e duan aq shumë të gjithë këta krijues, shkrimtarë e veprimtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat