Shqiptaro-amerikanët Edi Ramës: Këqyri punët e tua, mos bëj si Nano me Millosheviqin

Diaspora

Shqiptaro-amerikanët Edi Ramës: Këqyri punët e tua, mos bëj si Nano me Millosheviqin

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Harry Bajraktari

Harry Bajraktari, veprimtari dhe biznesmeni i njohur nga Kosova që jeton në Amerikë, në një shkrim të gjatë në gazetën Illyria, e ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë që të mos i bëjë presion Kosovës që të bëhet pjesë e minishengenit të iniciuar nga Serbia por ta kuptojë se është një projekt i keq, shkruan Bota sot.

“Në vend se t’i bëjë presion Kosovës që t’i bashkohet, Shqipëria duhet ta kuptojë se projekti është ide e keqe. Duhet të mësohet ta trajtojë Kosovën si partner të barabartë. Vetëm populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike mund të flasin për Kosovën. Dhe në këtë rast, ata kanë marrë vendimin e duhur”, ka shkruar Bajraktari.

Ai më tej ka theksuar se Edi Rama duhet t’i këqyrë punët e veta dhe se nuk është e tij t’i mbajë ligjërata Kosovës për asgjë.

“…sinqerisht ai duhet t’i shikojë punët e veta. Le t’i rregullojë ai problemet në Shqipëri së pari, përfshirë krizën e paprecedentë politike. Ai duhet të ketë turp ta kritikojë Kosovën derisa po akomodon planet edhe interesant e një autokrati si Vuçiqi i Serbisë”, ka shkruar bajraktari.

Shkrimin e tij Bajraktari e ka titulluar me fotografi të komunistëve jugosllavë Dushan Mugosha e Milladin Popoviq që i kishin ndihmuar Enver Hoxhës që të bëhet kryetar I partisë komuniste të Shqipërisë, pastaj me fotografi të takimit të shumë kritikuar të kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano me Sllobodan Millosheviqin në Kretë në vitin 1997 dhe fotografinë e fundit të Ramës me Vuçiqin dhe Zaevin dhe marrëveshjen e tyre për “Jugosllavinë e re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat