Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, i fton të gjithë Krijuesit letrarë dhe ata muzikorë, që të marrinë pjesë në Festivalin e XVIl të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë.
Të shtunen me 23 nentor në orën 16:00 , Betaniaplan 4, Malmö.
Në këtë manifestim të rëndësishëm kulturor, i vetmi i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, do të prezentohen krijuesit letrarë dhe ata në lëminë e muzikës që jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.
Në festival jane te ftuar mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe krijues suedezë, danezë, norvegjezë e të tjerë.
Sikurse edhe në vitet e kaluara festivali do të fillojë me promovimin e librave të botuara gjate vitit kalendarik, pashtu do te kete krijime poetike dhe vepra muzikore.
Këshilli organizativ i festivalit , ju fton te merrni pjesë në këtë evenimet të veqantë në Diasporen tone i cili tashme gati dy dekada mbledhe në një vend krijuesit shqiptar dhe skandinav...