U mbajt Festivali i XVII i poezisë dhe muzikës krijuese në Suedi

Diaspora

U mbajt Festivali i XVII i poezisë dhe muzikës krijuese në Suedi

Nga: Astrit Gashi Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 21:31
Festivali i XVII i poezisë dhe muzikës krijuese në Suedi

Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi per gati dy dekada e mbane gjalle krijtmtarine letrare dhe muzikore permes festivalit të XVIl  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë.

Në emër të Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, festivalin e hapi  kryetari i Sadullah Zendeli -Daja. Përshëndetën edhe sekretari organizativ i Unionit Ahmet Bella, këshilltari i ministrit të diasporës Muhamet Selmani si dhe konsulli i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Fatmir Rrahmani.

Si dhe herave te tjera festivali filloi me  promovimin e veprave letrare të botuara gjatë vitit. Kësaj radhe u promovua  “Antologjia e poezisë suedeze”  e Qerim Raqit si dhe dy veprat e fundit në suedisht të Rizah Sheqirit.

Ketë vite u paraqiten 25 poezi të krijuseve shqiptarë të ardhur nga Suedia, Gjermania, Angli, Greqi të cilat i vlersoj juria në perbereje nga Agron Dalipaj , Muhamet Selmani , Astrit Gashi dhe Feriz Ferizi.

Ndersa pjeset muzikore të  kompozitorit Ahmet Bella  “Elegji për dëshmorët e kombit dhe UҪK-së   si dhe ”Nostalgji” e Sami Pirajt u kënduan nga Frederike Svendsonn soprano, Jens Sjölander  bariton, Leena Malaki soprano dhe Ahmet Bella tenor. Me piano i shoqëroi Philip Kang.

Sipas vendimit të jurisë poezia ” Kafka ime” nga Sadik Krasniqi e mori vendin e pare me numer të barabarte pikesh me poezine ”Poema e Shqipes” të poetës  Vera Peci ne baze të votës  se dyfishte nga kryetari i jurise Agron Dalipaj. Nersa poezitë: “Puthja me yjet” e Ejup Krasniqit dhe “Pritëm” e Afërdita Xanit u nderun me vendin e trete .

Vendin e parë për vepër më të mirë në muzikë e fitoi pjesa “Elegji për dëshmorët e kombit dhe UҪK” e kompozitorit Ahmet Bella  kurse vendin e dytë pjesa “Nostalgji” e Sami Pirajt. Çmimin special të festivalit “Kosovë Rexhë Bala” e fitoi SadullahZendeli-Daja,ndersa Ministria e Kulturës ndau çmimin e vet për poezinë më të mirë të cilen e fitoi ”Kafka ime ”

 Për të gjithë mysafirët u shtrua darkë, nga organizaroret per te vazhduar me kengtaren e njohur Aferdita Xani ne percjellje te Agron Miftarit.

Unioni i Shoqatave shqiptare ne Suedi do te sjell edhe befasine e vitit . Dy aktoret e ketij unioni Vera Peci dhe Rina Slovinja do te paraqiten ne serine televizive ”Den tunna blå linjen ” e cila do te filloi ne 2021.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat