Trupi i pajetë i 33 vjeçarit që u ther në Itali kthehet në Kosovë, familja njofton për varrimin

Diaspora

Trupi i pajetë i 33 vjeçarit që u ther në Itali kthehet në Kosovë, familja njofton për varrimin

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 11:55
Gzonit Kelmendi

E diela e kaluar, ishte dita e fundit e jetës, për shqiptarin nga Kosova që jetonte në Itali, Gzonit Kelmendi.

Dalja në një lokal pas mesnatës në Firenze, doli të jetë tragjike, ku 33 vjeçari nga Peja, pas një konflikti që pati, u ther me thikë nga një tunizian.

Fillimisht raportohet se sherri mes të dyve ështe evituar nga punëtorët e lokalit. Por, tuniziani ka shkuar në banesë ku e ka marrë një thikë për të vazhduar sherrin me shqiptar nga Kosova.

Raportohet se Kelmendi është goditur me thikë në fyt dhe trup duke qenë e pamundur t’i mbijetojë plagëve.

Familjarët tashmë kanë njoftuar se trupi i pajetë është kthyer në Kosovë, dhe i ndjeri do të varroset sot në orën 15:00 varrezat e fshatit Lutogllavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat