“EIDOS21”, ekspozita e radhës e Shuk Oranit në Hamburg

Diaspora

“EIDOS21”, ekspozita e radhës e Shuk Oranit në Hamburg

Nga: Shuk Orani Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:58
Shuk Orani

„Uni im pothuajse ka humbur në zhurmën e botës“. (Regine Kress-Fricke)

Më 6 dhjetor në Hamburg hapet ekspozita personale e radhës e Shuk Oranit. “EIDOS21” mban titullin kjo ekspozitë e artistit të shquar dhe shumë aktiv nga Kosova me qëndrim në Hamburg të Gjermanisë.

Në vazhdim, teksti i historianes gjermane të artit, Julia Eckhardt lidhur me këtë ekspozitë.

Vetëkonceptet, të cilat i japin formë rrugës jetësore, si pasojë e zhvillimeve nga jashtë, ngatërrohen me lëndët. Personaliteti në ndryshim të vazhdueshëm i zë rrugën vullnetit për qartësi. Nga mimika e pasur me modele të ndryshme e gjallesave tjera, shfaqja jonë përpara vetes sonë dallohet për synimin e saj të pangjyrë drejt llogarive. Por idetë e llojeve të ndryshme të tonaliteteve ushtrojnë fuqi tërheqëse mbi ne. Sot këto, nesër të tjerat. A po bëhemi më të pasigurt? Apo shfrytëzohet kjo? A përfiton para dikush nga kjo?

Edhe po të jetë kjo e paparashikueshme, ia vlen që thjesht, të zhytemi në zhurmërimën e botës.

Në ekspozitën e re të Shuk Oranit, format njerëzore shpërfaqen të shumëfishuara në lojën e ngjyrave të sipërfaqes së pikturës. Konturet e tyre “ngrejnë kokën” nga shtresat e pikturës, shfaqen të tejdukshme ose trashen në penelatat vargore përgjatë gjymtyrëve.

Imazhet e tij të trupave nuk mund të qëndrojnë vetë, thotë artisti, sepse ata vetëm në shpërfaqjet e tyre të dyfishta e të trefishta janë në lartësinë e ndryshimit të vazhdueshëm të identitetit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat