U mbajt manifestimi i fundit i ditës së flamurit në mergatë

Diaspora

U mbajt manifestimi i fundit i ditës së flamurit në mergatë

Nga: Maxhun Smajli Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në muajin nëntor, ose në Nëntorin e Flamurit, mergata shqiptare, të organizuar përmes shoqatave kulturore, partive politike dhe institucionëve, kishin caktuar datat për shenime festive të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit. Mirëpo, për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga termeti,   manifestimet e caktuara pas 26 nëntorit, janë anuluar.

Vetëm dy ditë para termetit në Shqipëri, me 24 nëntor, SHKSH “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, nga Munihu, në bashkorganizim me SHKSH “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofen, në mënyrë madheshtore kremtuan 28 Nëntorin.

Salla ishte e mbushur përplot me bashkatdhetarë, në mesin e tyre edhe edhe përfaqësues shoqatash dhe institucionesh, por edhe përsonalitete publike, si; Afrim Nura, Konsull i përgjithshëm, në Konsullatën e përgjithshme të Kosovës, në Munih, Ing. Deli Balidemaj, Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Osman Ferizi, kryetar i LDK-s për Gjermani, Anton Krasniqi, kryetar i fondacionit “Besa”, në Munih, e shumë të tjerë. Në këtë manifestim morën pjesë edhe “Fëmijët e shoqatës “Sali Çekaj””, nga Pfaffenhofen dhe nxënësit e Paralelës me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe “Skënderbeu”, nga Munihu.

Pas intonimit të Himnit të Flamurit, manifestimin e shpalli të hapur, kryetarja e SHKSH “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, njëherësh mësuesja e Paralelës “Skënderbeu”,  Donikë Zonja. Zonja, pasi përshendeti dhe uroj të pranishmit, bëri një vështrim të shkurtër historikut të kësaj date të rendësishme shqiptare-28 Nëntorit.

“Jemi mbledhur për të festuar së bashku 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, njëherësh Ditën e Flamurit, këtë festë të madhërishme për mbarë popullin shqiptarë. Këtë ditë që na bën krenarë për luftën dhe sakrificat e popullit tonë në shekuj; në luftën e paepur të Rilindasve tanë, të cilët nën thirrjen: “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ringjallën shpresat, bashkuan mendjet e ndritura dhe arritën ta shkëpusin Shqipërinë nga vargonjtë 500 vjeqare të pushtuesve otomanë”, tha mes tjerash, Donikë Zonja.

Mëpas, fjalën e mori, Gazmend Dashi, kryetar i SHKSH “Sali Çekaj”, i cili shprehi nderimin për SHKSH “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, që si shoqatë e themeluar vetëm pak javë më parë, ka përzgjedhur SHKSH “Sali Çekaj”, për të shënuar këtë Ditë të madhe të komit tonë. Datë kjo që do të sherbej si një pikënisje e shenjtë bashkëpunimi. Në fjalimin e tij, Gazmend Dashi, bëri një rezyme të shkurtër, nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), e deri tek çlirimi i Kosovës (1999), duke mos lënë pa e cekur edhe mundësinë e çlirimit edhe të teritoreve tjera shqiptare që popullohen kryesisht me shqiptarë.

Në fjalën e tij përshendetëse, Konsulli i përgjithshëm i Konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Munih, Afrim Nura, mes tjerash, tha:”Sakrifica dhe gjaku i atdhetarëve të kombit ka sjellur këtë ditë të madhe. Sot, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavaruara. Në aspektin politik dhe ekonomik nuk kemi qenë asnjë herë më të përparuar”.

Të pranishmit i përshendeti edhe Deputeti i Parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ing. Deli Balidemaj, i cili bëri thirrje për bashkim dhe shkollim të te rinjëve. “Siq po na bashkon kjo ngjarje historike, 28 Nëntori, kështu duhet të jemi të bashkuar përherë dhe të bëhemi shembull i mirë për popullin vendas dhe të tjerët që jetojnë në këtë shtet. Të mos kursehemi në dhënien e shembujve të mirë. Me këtë rast u bëj thirrje të rinjëve që të shkollohen, sepse shkollimi na bënë faktor me rëndësi në këtë shtet. Pra, duhet të dëshmohemi se jemi popull i aftë të marrim edhe përgjegjësi”, tha mes tjerash, Ing. Balidemaj.

Ndersa, Osman Ferizi, kryetar i LDK-s për Gjermani, për të përditshmën në gjuhën shqipe, “Bota sot”, bëri thirrje që të mos lejojmë të na bashkojnë vetëm lufta dhe të këqija tjera që kërcnojnë popullin e atdheun. Por, ta kujtojmë gjithëherë, se armiqt e popullit dhe tokave tona nuk flejnë kurrë. Të mos flejmë as ne. Vetëm të bashkuar si komb, mund të arrijmë ku deshirojmë”.

Këtë mbrëmje festive e mrekulluan me recitime, këngë e valle, gjenerata e tretë mergimtare; Fëmijët e shoqatës dhe nxënësit e Paralelës “Skënderbeu”, si dhe këngëtari i mirënjohur, Adi Sadiku.

Në këtë ditë të madhe të kombit tonë, SHKSH “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, shpalli Anëtarë Nderi, Maxhun Smajlin, me motivacion; për kontribut të dhënë në interes të çështjes kombëtare, si në arsim luftë dhe paqe. Ndërsa, SHKSH “Sali Çekaj”, i ndau Mirënjohje, fondacionit “Besa”, të cilën e pranoi, Anton Krasniqi, kryetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat