Kremtimet e nëntorit dhe Ditët e Kulturës Shqiptare përmbyllin vitin kulturor në Suedi

Diaspora

Kremtimet e nëntorit dhe Ditët e Kulturës Shqiptare përmbyllin vitin kulturor në Suedi

Nga: Qerim Kryeziu Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 23:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më 29 nëntor në sallën ”FolketsHus” të lagjësHolmatë Malmos u mbajt një manifestim qendror për nder të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti kulturor mbështetej nga Ministria e  Diasporës dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës me Qendrën e vet Kulturore në Malmö. Ndërsa bartëse e aktivitetit ishte shoqata kulturore shqiptare ”Eleonora” ngaMalmö.

Fjalën e rastit në këtë manifestim të rëndësishëm për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare e paraqiti prof.dr. Muhamet Shatri, zyrtar ndërlidhës i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi. Ai ndër të tjera ngriti lart vlerën shumë dimensionale të 28 Nëntorit dhe u kumtoi të pranishmeve se këtë përvjetor të shenjtë po e kremtojmë,fatkeqësisht me dhembje të madhe,për shkak të vdekjeve dhe shkatërrimeve që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Durrës e rrethinë të tij. Profesor  Muhamet Shatri ndau dhembje me të pranishmit, afër100 veta, gra, burra e fëmijë dhe i nderoi të gjitha viktimat  e tërmetit me një minutë heshtje.

Këshilltari i ministrit të Diasporës, MuhametSelmani, në fjalën përshëndetëse falënderoi mërgimtarët shqiptarë për gatishmërinë dhe solidaritetin me shtetin amë, Shqipërinë. Ai potencoi se ndihmat e mërgimtarëve dedikuar viktimave flasin më së miri për atdhedashurinë dhe dhembjen që kanë mërgimtarët për bashkëkombësit që në këtë fund nëntori e pësuan keq në Durrës. Në këtë aktivitet kulturorishte e pranishme edhe drejtoresha e Departamentit të Qendrave  Kulturor jashtë atdheut, zonja ShyhreteKastrati.

Një referat për ndër të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit e lexoi edhe zonja Blerina Kroi, shtetase e Shqipërisë. Edhe Blerina,në hyrje të fjalimit të saj, e prekur nga pesha fatkeqësisë natyrore, kujtoi viktimat e tërmetit, e pastaj shpalosi mendimin e vet për rëndësinë e ngjarjes historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Të rinjtë prezantuan disa poezi e këngë patriotike kushtuar 28 Nëntorit. Ndërsa pionierët, përpos poezive kënduan edhe këngë patriotike kushtuar 28 Nëntorit.

Duhet lavdëruar organizmin e mirë të kësaj mbrëmjeje për të cilën u kujdes  kryesia e shoqatës “Eleonora” në krye me kryetaren RabeKilaj.

Në pjesën artistike, përpos fëmijëve, kontribuuan edhe ArditaUkaj soprano e Filharmonisë së Kosovës dhe grupi  iMithatNikezit me këngëtar Gazmend Kelmendin.  Repertori i këngëve të kësaj nate kremtuese ishte kryesisht patriotik, me referenca të qarta historike në përpjekjet tona për liri e pavarësi.

Të nesërmen, QendraKulturore e Kosovës, në praninë e shumë përfaqësuesve të shoqatave dhe asociacioneve shqiptare në Suedi, zhvilloi mbledhjen përmbyllëse për aktivitetin kulturor të Qendrës për këtë vit. Mbledhjen e drejtoi ShyhreteKastratibashkë me zyrtarin ndërlidhës të Qendrës Dr.Muhamet Shatri. Zonja Kastrati lavdëroi gjithë aktivitetin kulturor të Qendrës duke bërë të ditur njëkohësisht se është realizuar i gjithë planifikimi për këtë vit. Zonja Kastrati shprehu mirënjohje për zyrtarin koordinator prof.dr. Muhamet Shatri dhe Qerim Kryeziun -drejtues i programeve kulturore në Qendër.

Në këtë takim u fol veçanërisht për regjistrimin dixhital të mërgimtarëve . Drejtoresha ShyhreteKastrati, në fjalën e vettheksoi rëndësinëe regjistrimit dixhital, identifikimin e numrittë mërgimtarëve dhe vendeve ku jetojnë ata. Mërgata jonë, sot është e shpërndarë  anë e mbanë botës. Të dhënat personale identitetarejanë të mbrojtura me ligjin për mbrojtjen e identitetit personal, tha Kastrati.

Kjo mbledhje vuri siparin e punës për këtë vit në Qendrën Kulturore të Kosovës në Suedi. Dhe si zakonisht, nuk u harrua urimi tradicional i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për gjithë mërgatën shqiptare në Skandinavi e në botë për vitin 2020. Urim me lutjet për shëndet e mbarësi dhe për rimëkëmbje sa më të shpejtë të qyteteve shqiptare që e pësuan nga tërmeti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat