Në shpirtin e Diamant Balidemajt pushon edhe humanizmi njerëzor

Diaspora

Në shpirtin e Diamant Balidemajt pushon edhe humanizmi njerëzor

Nga: Maxhun Smajli Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Piktorët, poetët, aktorët dhe muzikantët njihen si njerëzit e zemrës. Ata krijojnë bukuri madheshtore; fisnikërojnë ndjenjat dhe shpirtërat njerëzor. Në shpirtërat e tyre pushon edhe humanizmi njerëzor, si shembëlltyre e Zotit.

Diamant Balidemaj, që mishëron aq bukur tiparet e një malësori të Martinajve të Plavës, me motivin e lartë të suksesit, si në studime e poashtu edhe në artin e muzikës, u dëshmua edhe në humanizëm. Duke vepruar brenda kornizave të një karakteri dhe edukate të lartë familjare, hyri edhe më thellë në vorbullën e jetës dinamike, duke grumbulluar 11.048 evro e 81 cent, për të prekurit nga termeti në Shqipëri.

Mjetët e grumbulluara me shokët dhe adhuruesit e muzikës së tij, i dorzuan në  Konsullatën e përgjithsme të Republikës së Shqipërisë, në Munih, ku Diamanti me shokë u mirëpritën nga Shefi i Konsullatës, Arten Hankut, Konsull i përgjithshëm.

Admiroj forcën e karakterit të Diamantit dhe shokëve të tij që mundohen të sjellin buzëqeshje në fytyrat e familjarëve dhe njerëzve që përjetuan tragjedinë e shkaktuar nga termeti. 

Diamanti dhe shokët e tij, ndihen shumë të lumtur që u bënë pjesë e përpjekjës më të madhe që po bëhet për të ndihmuar njerëzit që pësuan në tragjedinë e shkaktuar nga termeti.

 Do theksuar se, Diamanti është djali i Deputetit të parlamentit të Bavarisë së Epërme, Ing. Deli Balidemajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat