Kordinatori i Unionit të Bisneseve Fatbardh Blenishta viziton firmen “Shehu Putz” në Hennef

Diaspora

Kordinatori i Unionit të Bisneseve Fatbardh Blenishta viziton firmen “Shehu Putz” në Hennef

Nga: Sami Fejza Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:24
Pamje nga takimi

Puna  dhe angazhimi  i Z.Blenishti vazhdon dita ditës. Sot  më datën 08.12.2019 kishim nderin të vizitojmë nga afër firmën  edhe aktivitetin e afaristit tonë z.Faton Shehu, i cili është pronar i firmës "Shehu Putz". Ishte vërtet kënaqësi sëbashku me z.Fatbardh Blenishti dhe  stafin e tij të  njohnim  nga afër arritjet e firmës së mirënjohur "Shehu Putz". Patëm fatin të shijojme traditën dhe bujarinë shqiptare në pritjen e ngrohtë të pronarit të i firmës z.  Faton Shehu. Ai  na shpjegoi se si që nga fillimi i viteve 2011 arriti të ketë rezultate të mira me firmën e tij  që  vepron në rrethinën e Hennefit e Bonnit. Vlen të theksojmë se pothuajse të gjithë puntorët janë nga  Kosova duke u bërë kështu një mbështetje e mirë për badhkëatdhetarët tanë që jetojnë në këtë vënd dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e tyre në jetën ekonomiko-sociale në vëndin ku jetojnë.

 Z.Fatbardh Blenishti,  kordinator i Unionit e njohu zotin Shehun me  punën edhe angazhimin e Unionit  duke theksuar njëkohësisht nevojën e solidaritetit dge bashkëpunimit ndërmjet firmave  shqiptare  në Gjermani dhe më gjërë duke punuar gjithësejcila dhe të gjithë sëbashku me  korektesë, përgjegjësi, ndershmëri dhe cilësi të lartë punimesh duke fituar respektin dhe mbështetjen e shoqërisë vëndase.

 Në qëndër të vëmëndjes ishte gjithashtu edhe diskutimi për  aksionin e bdërnarë për tu ardhur në ndihmë bashkëatdhetarëve tanë në Shqipëri  të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëndorit që morri edhe 51 jetë njerëzish .

   Z.Shehu  shprehu dëshirën dhe gadishmërinë  të jetë pjesë e aksionit  qe u ndërmor nga kryesija e Unionit për të ndihmuar Shqipërinë.

Ishte kënaqësi edhe nder  për Unionit të kemi anëtarë të denjë shëmbull në aktivitetin e tyre dhe në përkushtimin për interesat e kombit.

Vetëm  të bashkuar  gjithmonë do tia dalim të realizojmë misionin tonë u shpreh Z.Fatbardh Blenishta Kordinator i Uninonit të Bisneseve Shqiptare në  Gjermani.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat