Kokainë në kuzhinë, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

Kokainë në kuzhinë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 5 janar 2020 Në ora: 15:46
Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar nje shqiptar 29 vjec, emri i te cilit nuk behet i ditur. Sipas mediave italiane shqiptari u ndalua teksa ishte ne timon, per nje kontroll rutine. 

Por, menjehere sapo e ndaluan ai e tradhtoi veten, duke shfaqur shenja të padurimit dhe nervozizmit, duke ngjallur keshtu dyshime te policia. Për më tepër, kur u pyet për informacione në lidhje me shtëpinë e tij në Itali, ai menjëherë filloi të pretendojë se nuk kuptonte italiasht.

Policia i kerkoi t’i tregonte banesen dhe se bashku shkuan ne shtepi. Sapo hynë në apartamentin me dy dhoma, policët konfirmuan menjëherë atë që dyshuan: në tryezën e kuzhinës gjetën një mbështjellës të hapur celofani që përmbante kokainë, një peshore dixhitale xhepi dhe materiale të tjera për paketimin e dozave të drogës.

Ne dhomen e gjumit u gjet e fshehur nje sasi kokaine, ne total 60 doza. Nderkohe qe po ne banese iu gjeten rreth 7 mije euro cash dhe nje bllok me shënime të shkruara me dorë që përmbajnë emra, llogari, adresa dhe dy telefona celularë.

Sapo mbaruan hetimet rituale, i riu shqiptar u transferua në burgun e Busto Arsizio. Sipas policise nese droga hidhej ne treg kapte vleren e mbi 70,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat