Tragjedia e familjes nga Kosova në Itali: Kishin shkuar për të jetuar atje vetëm para 4 muajve - Bota Sot
Tragjedia e familjes nga Kosova në Itali: Kishin shkuar për të jetuar atje vetëm para 4 muajve

Diaspora

Tragjedia e familjes nga Kosova në Itali: Kishin shkuar për të jetuar atje vetëm para 4 muajve

Më: 10 janar 2020 Në ora: 07:47
Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën pasi banesa u përshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 8 janar, rreth orës 2:50 në Servigliano (Fermo).

Nëna e viktimës pasi u zgjua nga era e tymit nxori me shpejtësi jashtë vajzën më të vogël, por pa mundur të kthehej për të marrë tjetrën pasi flakët përparuan me shpejtësi.

Ndërkohë babai mbërriti kur tragjedia kishte ndodhur tashmë.

Familja, me origjinë nga Kosova, ishte transferuar në Servigliano në shtator.

Në shtëpi vajza jetonte me motrën e saj më të vogël të lindur në vitin 2015, babanë e saj, një punëtor 40 vjeç në një kompani ndërtimi dhe nënën e saj, një shtëpiake pak më e re se burri i saj.

Drama u zhvillua brenda pak çastesh. Mamaja, e zgjuar nga era e fortë e tymit, mori njërën nga dy vajzat dhe e shpëtoi atë duke e nxjerrë jashtë.

Ajo pastaj u përpoq të kthehej në shtëpi për të marrë një tjetër, por flakët bllokuan kalimin e saj.

“Ne po flinim së bashku në të njëjtën shtrat  – ka qenë dëshmia e gruas, e cila kujton në tronditje momentin. “Dhe, pasi vajza më e vogël u shpëtua, unë u ktheva për të marrë vajzën time tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më dogji lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, policia erdhi e para, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë”, shkruajnë mediat shqiptare.

Fatkeqësisht kur shkoi në spital nuk kishte asgjë për të bërë që të shpëtonte edhe vajza e vogël, por nëna do ta mësojë këtë shumë më vonë.

Familja – babai kosovar, nëna bullgare, të dy 38 vjeç, me fëmijët e vegjël të lindur në Sant’Omero në provincën e Teramos dhe të rritur në Itali – ishin transferuar në Servigliano disa muaj më parë. Nuk është e qartë pse në orën 2.50, kur shpërtheu zjarri, babai shqiptar i dy fëmijëve nuk ishte në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat