Haradinaj në darkë me disa bashkatdhetarë në Zvicër

Diaspora

Haradinaj në darkë me disa bashkatdhetarë në Zvicër

Më: 11 janar 2020 Në ora: 21:56
Pamje nga darka

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka darkuar së bashku me disa nga bashkatdhetarët në Zvicër.

Ai tha se ishte kënaqësi për të të dëgjojë storiet e suksesit të tyre, por edhe vështirësitë me të cilat përballen.

“I nderuar të marrë pjesë në darkën e nikoqirëve Pashk Mërturi e Pren Kqira, në mesin edhe të shumë bashkatdhetarëve, shqiptarë patriotë e të suksesshëm në Zvicër. Pata kënaqësinë që nga ta të dëgjoja storiet e suksesit, punën që bëjnë atje, sfidat dhe vështirësitë përgjatë rrugëtimit të tyre por edhe për dashurinë ndaj shqiptarëve gjithandej”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Bashkatdhetarët tanë janë vlerë e çmuar për ne, dhe u jemi përherë mirënjohës për gjithë kontributin që kanë dhënë për atdheun e tyre. Për këtë, të gjithë bashkatdhetarët me të cilët darkuam bashkërisht, i ftova që të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre, t’i japin edhe më shumë hov zhvillimit ekonomik dhe ta forcojnë edhe më tej marrëdhënien që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat