Mbahet akademia përkujtimore për Presidentin Rugova në Suedi

Diaspora

Mbahet akademia përkujtimore për Presidentin Rugova në Suedi

Më: 19 janar 2020 Në ora: 08:20
Mbahet akademia përkujtimore për Presidentin Rugova në Suedi

Dega e LDK-së në Suedi dje me 18.01.2020, në Angelholm mbajti akademinë përkujtimore me rastin e 14 vjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Morrën pjesë anëtarët e Kryesisë së Degës, anëtarë të Degës së LDK-së, simpatizantë të LDK-së dhe mbështeshtetës të Presidentit Rugova.

Qibrije Hoxha mbajti fjalën kryesore kushtuar Presidentit Rugova. Për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova fjalë rasti mbajtën edhe nënkryetarët e Degës, Osman Ahmetgjekaj, Remzi Basha, ish kryetari i Degës Hysen Ibrahimi si dhe Rrahman Rrahmani nikoqir i kësaj akademie përkujtimore.

Image
Mbahet akademia përkujtimore për Presidentin Rugova në Suedi

 

Reshat Hoxha, sekretar i Degës së LDK-së në Suedi lexoi telegramin përshëndes dërguar Familjes së Presidentit Rugova.

Në fund poetët Remzi Basha dhe Idriz Gashi anëtari kryesisë, recituan poezitë e tyre kushtuar Presidentit Rugova.

Image
Mbahet akademia përkujtimore për Presidentin Rugova në Suedi

 

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore, biznesmeni dhe humanisti i njohur Halim Hoti i cili jeton dhe vepron në Suedi, shtroi drekë në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat