LDK në Munih e Starnberg: VV-ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të partisë tonë

Diaspora

LDK në Munih e Starnberg: VV-ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të partisë tonë

Nga: Haki Latifi Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:04
LDK

Deklaratë e Nëndegëve të LDK-s në Munih e Starnberg

Nendeget e LDK-se ne Munih e Starnberg perkrahin grupin negociues, te autorizuar nga keshilli i pergjithshem i LDK-se ne krye me kryetarin e LDK-se Akademik Isa Mustafen, ne perpjekjen per te arritur Marrveshje per bashkqeverisje me VV-ne.

Nendeget tona perkrahin Lidershipin e LDK-se ne kerkesat e tyre, qe bazohen edhe ne vendimet e kryesisë dhe KP te LDK-se.

Marrveshja duhet te jetë e balancuar si ne program qeverises, ashtu edhe ne ndarjen e pergjegjsive ne mes te dy partnereve qe deshirojnë te bashkqeverisin.

Kerkojmë nga nenkryetaret, kryesia, deputetet dhe KP i LDK-se qe te qendrojnë te unifikuar kunder tendencave te kundershtareve politik per ta perqarë LDK-ne.

LDK nuk duhet te pranojë marrveshje qe do te kuptohej si nenshtrim i LDK-se, por vetem nese marrveshja kuptohet si bashkqeverisje e dy partnereve te barabartë, qe se bashku e kanë premtuar e duhet ta jetësojnë ndryshimin.

Partnerit te mundshem nga VV-ja nuk duhet ti lejohet perzierja ne punët e mbrendshme te organizimit e vendimmarrjes ne LDK.

Dhe as nuk duhet te pranohen shantazhet e ofendimet ndaj figurave kryesore qe e udhheqin LDK-ne.

LDK-ja nen udhheqjen e kryetarit Mustafa duhet te kontribojë ne maksimum per ta arritur Marrveshjen me VV-ne, por duke i respektuar kriteret e vendosura nga KP i LDK-se, pa ju nenshtruar askujtë ne asnje kohë.

Edhe njehere ne emer te Nendegeve te LDK-se ne Munih e Starnberg, shprehim besimin e plotë dhe perkrahjen ne kryetarin e nenkryetaret e LDK-se, qe duke e pasë edhe mbeshtetjen e kryesisë, deputeteve dhe KP te LDK-se do ti marrin vendimet e duhura qe janë ne interes te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat