Ky është kick-boksieri që dyshohet se vrau producentin e njohur shqiptar Flamur Beqirin

Diaspora

Ky është kick-boksieri që dyshohet se vrau producentin e njohur shqiptar Flamur Beqirin

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:58
Anis Hemissi, Flamur Beqiri me familje

Personi në foto është 22-vjeçari Anis Hemissi, i cili është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri. 

I riu, i cili merrej me sportin e kickboks-it është arrestuar ditën e hënë menjëherë pasi ka ardhur nga Tajlanda në Kopengahen, pasi ndaj tij kishte një mandat arresti ndërkombëtar. 

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase pritet që i riu të ekstradohet nga Danimarka drejt Britanisë së Madhe.

Hamissi dyshohet se ka vrarë në sy të bashkëshortes dhe fëmijës.

Flamur Beqirin natën e 24 dhjetorit 2019, në vigjilje të Krishtlindjes. Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij. 

Image
Anis Hemissi

Ndërkohë nga ana tjetër, një mikeshë e Hamissit deklaron se policia ka arrestuar personin e gabuar, pasi ai ishte në shtëpi në atë datë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Nga ana tjetër, Beqiri nuk ishte një person i panjohur për autoritetet daneze. Ai rezultonte si një ndër personat më të kërkuar, i dyshuar si drejtues i një grupi droge që kapte vlerën e disa milionë paundësh. 

Sipas policisë, është pikërisht kjo jetë që Beqiri bënte ajo që ka sjellë edhe vrasjen e tij. Ai është përfshirë edhe më herët në ngjarje të tilla, ndërkohë një mik i tij po ashtu u ekzekutua në mënyrë të ngjashme me Beqirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat