Aksident i rëndë në Itali, vdes 25 vjeçari shqiptar - Bota Sot
Aksident i rëndë në Itali, vdes 25 vjeçari shqiptar

Diaspora

Aksident i rëndë në Itali, vdes 25 vjeçari shqiptar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 19:28
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belluno në Itali. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar shqiptar i quajtur, Endri Zaimi.

Makina e tij është përplasur me një kamion në Ponte nelle Alpi.

Kamionisti ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë 25-vjeçari shqiptar ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Zjarrfikësit kanë mundur t’i nxjerrin të aksidentuarit nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.

Ndërkohë, kamionisti nuk është lënduar nga aksidenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat