Flet Ambasada e Kosovës në Itali, tregon se si është gjendja e shqiptarëve të Kosovës atje

Diaspora

Flet Ambasada e Kosovës në Itali, tregon se si është gjendja e shqiptarëve të Kosovës atje

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur në Itali, si pasojë e koronavirusit, i cili përveç kësaj ka infektuar mbi 230 njerëz në këtë vend.

Për këtë gjendje alarmante në këtë vend, si më i prekuri në Europë nga ky virus vdekjeprurës, ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Itali të cilët në një përgjigje kanë thënë se janë duke e vëzhguar situatën kritike me shumë vëmendje dhe kujdes.

Edhe pse deri më tani, fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë nga Kosova të prekur nga ky virus në Itali, ARKS në Romë, të shqetësuar për këtë gjendje kanë thënë se janë në gatishmëri të plotë dhe në koordinim me organet dhe institucionet vendore, për të vepruar sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse për t’i respektuar dhe zbatuar masat që duhet ndërmarrë sipas rastit dhe nevojës.

“ARKS në Romë së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Milano është duke e vëzhguar situatën kritike me shumë vëmendje dhe kujdes. Aktualisht, fatmirësisht duhet të themi nuk rezulton i prekur asnjë shtetas nga Kosova. Gjithsesi në rast të nevojës së qytetarëve tanë në të gjithë territorin italian, ne mbetemi në gatishmëri të plotë dhe në koordinim me organet dhe institucionet vendore do të veprohet sipas udhëzimeve të autoriteteve përkatëse për t’i respektuar dhe zbatuar masat që duhet ndërmarrë, sipas rastit dhe nevojës”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar katër viktima në Itali, si pasojë e prekjes nga ky virus, ndërsa zona më e rrezikuar me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi mbetet Lombardia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat