Dënohet me burgim të përjetshëm babai shqiptar që masakroi vajzën me thikë

Diaspora

Dënohet me burgim të përjetshëm babai shqiptar që masakroi vajzën me thikë

Më: 3 mars 2020 Në ora: 15:51
Petrit dhe Sabrina Lekaj

Petrit Lekaj, 49 vjeçari shqiptar që masakroi me thikë për vdekje vajzën e tij Sabrina Lekaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata.Gjykata ka vendosur që për 20 vite, 49-vjeçari mos të ketë të drejtë të apelojë vendimin.Gjykatësja Kelly e përshkroi krimin si një “shkelje katastrofike” të lidhjes midis babait dhe vajzës.

Ajo tha se Lekaj u “zemërua” dhe “humbi arsyen” kur Sabrina nuk reagoi në mënyrën si priste gjatë konfrontimit për qëndrimin e saj natën vonë.“Lidhja midis prindit dhe një fëmije është zakonisht thelbësore,” tha ajo.“Ky krim përfshin një shkelje kaq katastrofike të asaj lidhje sa është e vështirë për këdo që ta kuptojë se si mund ta kesh bërë këtë akt.

“Sidoqoftë nuk është roli im të kërkoj kuptimin ose arsyen që keni pasur për të kryer këtë vepër.”Ajo tha se ishte “ironike” që Lekaj u përball me vajzën e tij për përdorimin e drogës kur “edhe ai ka eksperimentuar me droga të paligjshme”.

Lekaj kaloi katër vjet e gjysmë në burg për trafik të heroinës në vitet 1990 dhe ka dy dënime për kanabis në 2007 dhe 2009.Në intervistën policore të publikuar nga gjykatësi, Petrit Lekaj përshkruan goditjen me thikë dhe mbytjen e vajzës së tij Sabrina ndërsa zbulon edhe keqardhjen e tij të thellë.Rrëfimi është regjistruar në një institucion të shëndetit të shëndetit mendor, ku ai u mbajt disa muaj pas vrasjes së së bijës.Lekaj e pranon hapur që i ka goditur me thikë vajzës tetë herë.“E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë… ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër. Unë vetëm vazhdova të goditja me thikë … ajo ishte duke shkelmuar, duke shkelmuar derën dhe dritaren. “Pasi ajo nuk mund të lëvizte, unë godita me thikë veten, pse e godita me thikë atë, pse e bëra atë gjë.”Sulmi po ndodhte në makinën e saj pranë shtëpisë së tyre Kidman Park, në periferi të Adelaide, në korrik të vitit të kaluar.Hetuesit thanë se për ironi Petrit Lekaj që u tërbua me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë, ishte dënuar për trafik heroinë në moshën 20 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat