Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë, Belgjika jep lajmin e bujshëm

Diaspora

Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë, Belgjika jep lajmin e bujshëm

Nga: Fitim Dika Më: 3 mars 2020 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prej në dhjetor 2019 policia belge kishte goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikantëve njerëzorë, që dërgonte kryesisht shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Së fundi në një qytezë veriore angleze është zbuluar një konteiner me shumë persona të trafikuar brenda.

Por sot (e martë), prokuroria belge bëri me dije se janë arrestuar shtatë persona (të gjithë shqiptarë), ku bashkëpunonin për sjelljen e viktimave nga Shqipëria drejt Belgjikës. Pas Belgjikës ishte radha e britanikëve që të arrestonin shefin e bandës që qëndronte në Britani. Sëbashku me shefin, u arrestuan edhe dy persona tjerë. Tre të akuzuar tjerë si pjesëtarë të bandës janë kapur në Greqi, Itali dhe Malin e Zi. Belgjika ka vendosur për ekstradimin e tyre, informon botasot.info, duke u bazuar te mediat si FAZ dhe SPIEGEL.

Por pavarësisht kësaj, në qytetin Kingston-upon-Hull të martën u zbulua kentienieri me emigrantë ilegalë. Numri i tyre ishte rreth një duzinë dhe disa kishin nevojë për ndihmë mjekësore, por asnjëri nuk ishte në rrezik për jetën.

Ata ishin transportuar në Angli me anije, por autoritetet e ishullit londinez nuk japin detaje për etninë e tyre./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat