Vlora Nikçi –me përmbledhjen e këngëve popullore erotike, në studion Berisha në New York

Diaspora

Vlora Nikçi –me përmbledhjen e këngëve popullore erotike, në studion Berisha në New York

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 5 mars 2020 Në ora: 20:19
Vlora Nikçi
Aktorja Vlora Nikçi - ka vendosur që të promovoj përmbledhjen e këngëve popullore erotike, në të gjithë Amerikën, me bashkëatdhetarët e saj
 
NEW YORK CITY ; Vlora Nikçi, që nga profesioni dhe edukimi i saj është aktore, ka vendosur që në një përmbledhje të rrëfyera, si thotë ajo nga gjyshja e saj, dhe, pos saj, në këtë libër të parë, ka shënuar edhe disa njerëz të afërm të familjes dhe të farefisit, në përmbledhjen me një numër këngësh erotike, që i ka përgatitur dhe i ka botuar në këtë vëllim të veçantë me titull “Kangë popullore erotike”, ka vendosur ta percjell mbas Kosovës, edhe te bashkëatdhetarët tanë këtu në Amerikë.
 
Lexuesit , mendojnë pas leximit të këtij libri, duket se autorja me këtë libër ka bërë një punë të shkëlqyeshme, duke risjell këto këngë popullore erotike, të cilat me kalimin e kohës, duket se janë harruar, fare. Ngase, rinia sot dhe ky brez, jo vetëm që e njeh krejt ndryshe dashurinë e bukur që kanë bërë stërgyshrit, gjyshrit, dhe prindërit tanë, dhe kan shumë pak njohuri se sa e dashur, e bukur dhe sa të sinqert e kan bërë dashurinë , stërgjyshrit, gjyshrit dhe prindërit tanë, sidomos në ato shprehjet e bukura popullore të nxjerr nga zemra me çiltërsi e secilit prej tyre.
 
Libri i Nikçit me titull “Kangë popullore erotike”. i cili tashmë është vendosur në biblotekën e librit shqiptar, dhe është në dorë të publikut shqiptar, me njjë përmbledhje si kjo duket se është një libër shumë e qëlluar, pasi Nikçi me këtë përmbledhje të përkujdesur prej saj po pasuron mjaft edhe literaturën shqiptare, edhe në këtë lloj dashurie e cila rezulton të jetë dashuri me besnike, më solide dhe shumë më shumë të qëndrueshme si familje.
 
Vlora Nikçi dhe libri i saj "Kangë Popullore Erotike" erdhi në "Berisha Studio" në New York, e ftuar nga fotografi I famshëm Fadil Berisha
 
Aktorja e njohur kosovare e cila jetën e saj e ka të ndarë mes Nju Jorkut dhe Prishtinës, Vlora Nikçi, kësaj rradhe, ka ardhur si autore me librin e sajë "Kangë Popullore Erotike", duke ngjallur një interesim të madh te lexuesi në diasporë.
 
Ajo mbas promovimit të suksesshëm të këtij libri në Misonin e Kosovës, në Nju Jork, dy javë më pare, udhëtojë fundjavën e kaluar në Chicago - Illinoi, për t'u ri-kthyer përsëri dje në metropolin e botës, qytetin e Nju Jorkut, gjegjësisht u gjend me mikpritjen e mjeshtrit të fotografisë Fadil Berisha - "Studion Berisha", e rrethuar nga pjestar të komunitetit të artistëve shqiptaro – amerikan, në New Yor e rreth saj.
 
Përfshirë, këtu edhe Ambasadoren Besiana Kadare, shefe e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara,e cila erdhri që ta ndjeki nga afër promovimin e këtij libri të Vlora Nikçit, aktores së njohur, që tashmë e ka ndarë jetën e saj mes Prishtinës dhe Nju Jorkut, ta përgëzojë atë ppr edhe të recitojë një poezi të këtij libri në gegënisht…...
 
"Ky libër që është një përmbledhje e poezive të vjetra erotike, është një vlerë e shqiptarëve - për të treguar atë dashurinë popullore, të stërgjysherve tanë, qysh në kohërat e lashta, pra kulturën, dashurinë dhe vlerësimin për gruan dhe të bukurën e saj", tha Ambasadorja e Shqipërisë në Misionin e Përherëshëm të Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, e cila edhe recitojë me këtë rast një poezi nga libri "Kangë Popullore Erotike" të autores Vlora Nikçi.....
 
Ndërkaq, protagonistja kësaj veprimtarie, aktorja dhe autorja e librit Vlora Nikçi, ju kthye sërish interpretimit të saj duke pas në krah aktorin e njohur Shpend Xani.
 
Një interpretimin ky që jo vetëm solli aktrimin profesional - por edhe të tregojë se si dine artistët të promovojnë krijimtarinë dhe veprat kaq bukur mes kolegeve të tyre.
 
Aktorët Shpend Xani dhe Vlora Nikçi me interpertimin e brilnatë të poezive nga libri "Kangë Popullore Erotike", dhuruan të pranishmëve një kënaqësi të veçantë, duke rrëmbyer prej tyre duartrokitjet e zgjatura dhe përgëzimet.
 
Sipas doktorit të folklorit z. Rrustem Berishes, kangët e librit "Kangë Popullore Erotike", janë më te lirshme, andaj edhe është hap i guximshem dhe i pari, titulli i librit.
 
*Ndjehem e priviligjuar që recenzent te librit tim jan këta dy doktorr të respektuar, ku puna e tyre është vertet e madhe, e cila numron rreth 40 vepra te rëndësishme për gjuhen dhe folklorit tonë. Do te doja te flas pak për dallimin mes kangës erotike dhe atë pornografike. Nuk i vé faj atij që i përzien sepse këto libra kan munguar në vendin tone* ka thënë autorja Nikçi..
 
 
Ndërsa, shotnë ajo kurse vendet tjera, qoft edhe fqinjet tan, këto kangë i kan të botuara para më shumë se 100 vite. - Erosi, pra Erotika, vjen si kuptimi i ndjenjës, është sinonim i dashurisë , gjë që Pornografija nuk ka të baj më dashurinë. Krijimet më përbërës pornografik ka edhe folklori shqiptar, por ato nuk janë këngë që kan melodi e që këndohen, por përformohen në forma të caktuara recitative, ka thënë autorja e këtij libri.
 
- Dr. Rrustem Berisha, mendon se ; ”Kangët e dashurisë-erotikes, i përkasin lirikës së mirëfilltë popullore. Ato u kushtohen ndjenjave njerëzore. Pra kemi të bëjmë më ndjenjen shpirtërore e fisnike të njeriut, prandaj është ruajtur në kujtesë njërëzore për shumë vite e shekuj. –
 
Në folkorin shqiptare këngët e dashurisë (erotike) paraqesin vlera të veçanta poetike. Ne e dijmë se fqinjet tan po bëjnë një punë të pa lodhur që t’i përvetësojnë kangët tona kreshnike, prandaj nëse ne nuk i botojmë gjitha pasurit tona popullore duke perfshirë edhe kangët erotike, jemi ne rrezik ti humbasim ato.
 
Njerëzit e fushës e quajnë hap të guximshem botimin e këtij libri pikërisht sepse është botuar nga një femer, pasiqe për ne femrat shqiptare kjo temë është trajtuar sikur temë e turpshem dhe e dyta është se disa nga këto kangë, arrin deri në kufijt e erotizmit të skajshëm gjë që na ka munguar.
 
Këto kangë jan të gjalla, jetë e jetuar natyrshem nga burra dhe gra te dashuruar lirshem, prandaj edhe janë përcjellë brez pas brezi si krijime poetike popullore, si vlera të mirëfillta të artit tradicional të popullit tonë.”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat