Në Mönchengladbach të Gjermanise u festua 12-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Epopeja e UCK-së, 7 marsi dita e mësuesit

Diaspora

Në Mönchengladbach të Gjermanise u festua 12-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Epopeja e UCK-së, 7 marsi dita e mësuesit

Më: 9 mars 2020 Në ora: 13:42
Foto nga manifestimi

Shkollat shqipe të Viersenit, Mönchengladbachit dhe Lurichit dhanë një program të pasur kulturor dhe artistik.

Programi u hap me intonimin e himnit kombëtar të kënduar nga nxënësit e shkollës shqipe të udhëhequr nga mësuesi Adem Shala.

Në këtë program nga nxënesit nuk munguan recitimet e shumta kushtuar atdheut, kenget: Besa Besë, Amaneti, Luleborë, këngë per Tahir Sinanin, Adem Jasharin ,Zahir Pajazitin, tungjatjeta oj Shqipni, këngë per Shqipërinë natyrale etj.

Në fillim i përshendeti Sami Thaqi (kryetar i LASH-it) të pranishmit, pastaj ne emër të keshillit të prindërve i përshendeti zotëri Mala.

Kenga që ngjalli emocione ndër bashkëatdhetaret qe ishin të shumtë në sallë ishte kënga: Tungjatë jeta oj Shqipni…te gjitha llafet jane hargju, ka ardhur koha me u bashku...etj.

Mësuesi Adem Shala foli edhe për sakrificën e familjes Jashari dhe për Epopejën e UÇK-së, të pranishmëve u uroj ditën e mësuesit 7- marsin, 8 marsin ditën e gruas.

Adem Shala, Teuta Osmani, Sylejman Salihu, Mimoza Sulallari etj, jane mesimdhenës të gjuhes shqipe ne qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Citati i Hasan Prishtines: Arsimimi është shpirti i kombit. I madhë është numri i arsimtarëve martirë në Kosove që dhanë jetën për lirinë e Kosovës në krye të arsimit: Atë Shtjefën Gjeqovi, Gjon Sereqi, Fazli Graiqevci, Ukshin Hoti, Shaban Jashari, Halit Geci etj.

Në këtë manifestim nuk munguan vallet tradicionale: Rugova, Shota, Drenusha etj.

Skender Haliti u dhuroj nxënësve nga një ekzemplar të librit-Simfonia e lirisë.

Pjesa e tretë e këtij programi është vazhduar me muzikë dhe humor per bashkeatdhetaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat