Pa miqesinë me SHBA-në, Kosova nuk egziston si shtet

Diaspora

Pa miqesinë me SHBA-në, Kosova nuk egziston si shtet

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:04
LDK

Në emër të kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Bavari, Nendegët e LDK-së në Munih e Starnberg, reagojmë ndaj tendencave të prishjes së miqësisë me SHBA-në, mikun kryesor të Kosovës . Pa mbeshtetjen e pakompromisë te SHBA-se ndaj Kosoves, nuk do te ishim tani ketu ku jemi.

Qe nga ditet e para kur Presidenti Rugova e fillojë rrugetimin me popullin e Kosoves per „Liri, Pavarsi e Demokraci". Duke vazhduar me luften per çlirim ne vitet 98/99. Shpalljen e Pavarsisë se Kosoves ne vitin 2008, dhe njohjen e me shumë se 100 shteteve. Fitores para GJND-se, dhe se fundmi transformimin e FSK-se ne Ushtri.

Te gjitha keto suksese per Kosoven do te ishin te pamundura pa SHBA-në. LDK-ja duhet te veprojë menjehere, sa nuk eshte bërë vonë, sa i perketë partneritetit te Kosoves me miqtë e vendit tonë. Vlera e miqesisë me SHBA-në nuk barazpeshohet me asgjë, me se paku me pushtet.

LDK-ja duhet ta sqarojë ne menyrë ultimative me VV-në ketë punë. Nese kjo qeveri nuk kthehet rruges se bashkpunimit e kordinimit te plotë me SHBA-në, edhe sa i perket Tarifes 100%, LDK duhet menjeherë te largohet nga Qeverija.

Ne jemi te sigurt qe kryetari i kryesia e LDK-se i kanë bindjet e njejta sikur ne ketu ne Bavari/Gjermani, prandaj i inkurajojmë e perkrahim qe te veprojnë sa me parë.

10 mars 2020 Kolegjiumi i Nendegeve te LDK-se ne Bavari, Nëndegët eLDK-së në Munih e Starnberg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat