Ekskluzive: Frika nga Coronavirusi, zbrazen raftet e dyqaneve në Angli, “Bota sot” sjell pamjet e frikshme

Diaspora

Ekskluzive: Frika nga Coronavirusi, zbrazen raftet e dyqaneve në Angli, “Bota sot” sjell pamjet e frikshme

Nga: N. H Më: 11 mars 2020 Në ora: 21:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë kaluar pak më shumë se tre muaj nga lajmet që mbarë bota u ngrit në këmbë, madje duke ngritur zërin se në Kinën e largët një virus i panjohur më parë me emrin “corona virus – covid19”.

Si pasojë e kësaj, dyqanet në Angli dhe shtete të tjera, e madje edhe në Kosovë po përballën me një kërkesë të pazakontë, atë për produktet bazë të shportës ushqimore, pas rasteve me sëmundjen Covid – 19.

Një lexues i gazetës “Bota sot”, ka dërguar pamje ekskluzive nga Anglia se si janë zbrazur raftet e dyqaneve.

Pamjet janë tejet të rënda ku qytetarët për shkak frikës, kanë zbrazur gjithë dyqanin, dhe aty tashmë nuk ndodhët asnjë produkt.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për koronavirus.

Pas analizave të kryera, të shtatë rastet kanë rezultuar negative, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës.

MSH dhe IKSHPK do të njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre.

Kurse, Qeveria Kurti ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.

Poashtu, është marrë vendim të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë.

Kujtojmë se Coronavirusi i ri COVID- 19 e ka burimin nga qytetit Wuhan, provinca Hubei, në Kinë, ku u zbulua në dhjetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat