Shqiptarja në Itali: Flitet se është zbuluar vaksina kundër koronavirusit në Romë, ja kur do testohet

Diaspora

Shqiptarja në Itali: Flitet se është zbuluar vaksina kundër koronavirusit në Romë, ja kur do testohet

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një lajm që ngjall shpresë dhe optimizëm po qarkullon në Itali.

Flitet se në Romë është zbuluar vaksina dhe do të testohet në 2-3 muajt e ardhshëm tek moshat e treta.

Një informacion i tillë është bërë e ditur për Report Tv nga gazetarja shqiptare Vjollca Cumraku.

Image

"Italia është bërë një zonë e kuqe në të gjitha rajonet, ky fakt ka sjellë që lëvizja e qytetarëve të jetë gjithnjë e më e paktë.

Qytetarët duhet të lëvizin vetëm për arsye të domosdoshme, në farmaci apo ushqime apo për të shkuar në punë. Nëse dalin rrezikon mbi 200 euro gjoba dhe tre muaj burg.

Gjetja e vaksinës një lajm shumë i mirë. Madje flitej që edhe në Romë mund të krijojnë pas 2-3 muajsh mund të dalë vaksina dhe mund të bëhet tek moshat e treta që janë më të prekura", tha Vjollca Cumraku, gazetare në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat