Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë kundër mocionit ndaj Qeverisë

Diaspora

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë kundër mocionit ndaj Qeverisë

Nga: Neki Lulaj Më: 20 mars 2020 Në ora: 21:38
Qeveria e Kosoves

Qytetarë të Kosovës, bashkatdhetarë të Mërgatës

Deputetë të Kuvendit dhe liderë të partive politike

Jemi me një kohë « të pa kohë », jemi në « duel » me një armik të pa dukshëm, me një «luftë » me emrin CORONAVIRUS (COVID-19) , pandemi që nuk njeh art e kulturë, që nuk njeh shkencë e politikë, të vetmin « apetit » ky virus ka vdekjën e njeriut.

Ky virus po gjunjizon edhe shtetet më të fuqishme të botës, aty ku sistemi i shëndetësisë është tejet i përparuar, me ekonomi të fuqishme, me rezerva mijëra miliardshe që t’i përballohet këtij virusi vdekjeprues!

Deri sa e gjithë bota është e përqëndruar dhe e organizuar që t’i vihet në ndihmë qytetarit, në vendin tonë klasa politike ka zgjedhur të kundërtën e kësaj logjike, që si duket nuk e realizojnë, apo nuk duan ta realizojnë « tragjedinë » që na është në prag të derës !

Ky virus mori dhe vazhdon të marrë jetëra të njeriut pa asnjë mëshirë, politikanjtë e pa përgjegjshëm për interesa meskine krijojnë situata absurde, siç « mocioni » për rrëzimin e Qeverisë, duke e vënë shtetin në « tunel » pa dritë, pra në kaos ku tash më shumë se asnjëherë tjetër Atdheu ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje madhore.

Asnjë arsye nuk është e pranushme dhe nuk e arsyeton mbledhjen e Parlamentit të Kosovës për ta votuar një mocion që sjell krizë shtetërore.

Sipas asaj që thuhet, se nesër me datën 21 mars 2020 do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për t’u tallur me qytetarin tonë, duke u bazuar në profesorët më eminent të rruzullit tokësor, duke u bazuar në thirrjet Presidenciale të shtetve më të fuqishme në botë, dhe në atë se asnjë Parlament në botë nuk mblidhet aty ku tejkalohen më shumë se 5 -6 veta.

Andaj kërkojmë :

1.Mos të mblidhet Parlamenti për të votuar « mocionin » e prishjes së Qeverisë në këtë gjendje jo të zakonshme.

2.Mbi të gjitha të ruhet shteti dhe liria e Kosovës për të cilën, gjenerata e gjenarata kanë dhanë dijen, pasurinë dhe jetëra të shumta.

3. Nëse me kryeneqësi mbahet kjo seancë parlamentare dhe « mocioni » futet ne votim, ftojmë deputetët që janë përfaqësues të interesave të popullit të mos marrin pjesë në këtë tubim, përndryshe do të bëhen pjesë e kësaj komedie të pa falshme, mos ta quaj « tradhëti kombëtare » !

*

Jo veç se nuk duhet të mbahet, po duhet të kërkojnë falje për gabimin më të madh që mund të ndodhë në këtë kohë të pa kohë, dhe jo veç, ata duhet të jepin përgjegjësi për gjithë këto të liga që vazhdojnë në Atdheun tonë, të gjithë ata që zbrazën « kacën » e shtetit të dalin para drejtësisë, që monedha e kontribuesve të jetë në shërbim të qytetarit, sidomos në këto çaste ku virusi troket fuqishëm në trojet tona !

Zoti e bekoftë kombin tonë sa te pervuajtur aq vigjilent!

Kryetari i LKSHM-së:

Musa  Jupolli 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat