Prezantim i denjë i Kosovës në eventin artistik “Arti bashkon gratë” në Dubai

Diaspora

Prezantim i denjë i Kosovës në eventin artistik “Arti bashkon gratë” në Dubai

Nga: Fadil Bytyçi Më: 23 mars 2020 Në ora: 10:56
Drenojeta Berisha

Drenojeta Berisha (emir artistik Drenueta) studente nga Suhareka, pasion të saj ka artin, ne veqanti fushen e artit abstrakt. Ajo pos shume angazhimeve edhe jasht Kosoves, ne mesin e 300 aplikanteve nga mbarë bota, është përzgjedhë që të jet pjesë e eventit “Gratë artiste neper botë“ (Women Artists around the World) që për moto kishte :”Arti i bashkon gratë” (Art connects Women 2020)ne diten ndërkombëtare të gruas.

Në një bisedë për “Bota Sot” Drenojeta fillimisht foli për angazhimet e saja në Kosovë të cilat i hapen rrugën e suksesit.

“Gjithmone isha e preokupuar për ngritjen e femres shqipëtare ndërsa rrugën më të përshtatshme e gjeta përmes artit, ngase arti dhe kultura në përgjithësi përfaqsojnë të bukuren humane në jeten tonë”. Thot ajo duke potencuar edhe faktin e pjesmarrjes se vet si vullnetare në organizaten Environment&Community Developmet.

Image

Pos kësaj, ajo ka marr pjesë edhe në manifestime jasht Kosove, si në Maqedoni, ku ishte koordinatore e kolonisë artistike në të cilen merrnin pjesë artist nga 15 vende të botës si dhe ne simpoziumin “Struga 2019”,në Turqi etj. Në Prizren ishte koordinatore e kolonisë artistike “Arti’ton”ndërkohe me organizaten ECD ka marr pjesë në shumë aktivitete në shërbim të komunitetit të të rinjëve në Kosovë.

Duke folur për këto, zonj. Berisha tha se rruga e saj drejt sukseseve nuk ishte e lehtë, ...”sepse kisha qëllim që përmes angazhimit kreativ në shumë evenimente brenda Kosovës të kapërcej dimenzionet nacionale ku si femër shqiptare të përqoj në botë vleren e saj”.

Image

Drenojeta në interesimin e “Bota Sot” se si mund ti përkufizon me pak fjalë angazhimet e saja ne fushen jo vetem të artit,mes tjera tha se “ideja për të shpërfaqur fuqinë kreative të femres shqiptare më ka preokupuar në vazhdimësi,për ti treguar botes se femra shqiptare nuk është vetem një amvise të mbyllur në shtëpi dhe të viktimizuar, por një subjekt që don dhe din të gjurmonë të bukuren njerëzore si parakusht të humanizimit të shoqërisë për te sotmen dhe te nesermen”.

Në këtë vazhdë ajo përmendi edhe angazhimin e saj ne organizimin e takimeve siq ishte ai i organizuar nga BarCamp me temen”Roli i gruas në zhvillimin shoqëror në Kosovë” ku me ekspozene e saj kishte fokusuar këmbngulësinë e femres në aspiratat e saja si nje parakusht themelorë që garanton suksese.

Angazhimet tjera jane te shumta, si në fushen e ngritjes së femres shqiptare,poashtu edhe në prezantimin e saj historike përmes ekspozitave të saja përsonale të fotografisë,por siq e theksoi vet”,inspirimin tim në luftë për poziten e merituar te femres në shoqëri e gjej më shumë përmes artit”.

Pikërisht ky angazhim Drenojetes i solli këtë vit suksesin që kapercen dimensionin nacional,për të qenë përkrah femrave krijuese te botës,

Ajo së fundmi përfaqësoi Kosoven në mesin e 100 shteteve të botës në evenimentin artistk “Grat Artiste në Botë” ne Dubai ku temë bosht ishte perspektiva e bashkimit të grave artiste nën moton “Arti bashkon Gratë”.

Si e vetmja pjesmarrse që përfaqësoi Kosoven, zonj. Berisha për gazeten “Bota Sot” shpalosi emocionet e veta. “ Me të marrë ftesen fillova të mendoj se si të gjej temen më atraktive për të lënë mbresa sa më pozitive për femren shqiptare. Kjo për më teper se e dija se ndaj nesh mund të ketë edhe çasje stereotipe bazuar në përceptimet që kan për Kosovën, duke pas parasysh se ndër pjesmarrëset e këtij eventi kishte gra nga shtete të fuqishme si Gjermania,SHBA,Britania e Madhe,etj,thot ajo duke mos fshehur knaqësin se qëllimin e kishte arritur .

Por e reja nga Suhareka mori vemendjen me te lartë te pjesmarreseve në këtë ngjarje kulturore edhe përmes pjesmarrjes në panelin e organizuar me këtë rast,ndërsa siq rrefen ajo, vepra e saj e titulluar “Super Nova” qe e karakterizon fuqinë e shpérthimit të ngjyrave, përsonifikon në realitet fuqinë shpërthyese të femres shqiptare në veqanti dhe femres në përgjithësi. Kjo për më tepër që sensualiteti i femres kur është në pyetje liria e saj shendrrohet në “Super Nova” dhe kjo ishte veqanti e refleksionit artistik e Drenojetës.

Por sukseset e saja nuk mbarojnë këtu. Fakti se bota e artit po i jep dimenzionin artistik me vlera të veqanta kësaj të reje, tregon edhe ftesa që ka marrë këto ditë për të qenë antare e jurise në një simpozium dhe ekspozite ndërkombëtare që do të mbahej në Egjipt , por përshkak të pandemisë së coron viruesit është shtyrë për një kohë tjeter.

Artistja Suharekase ka edhe një ftesë nga India për të qenë pjesë e nje ekspozite ndërkombëtare organizuar nga “Jaleswar Art Foundation” me 6 prill të këtij viti.
Sukseset e Drenojetes në fushen e artit dhë në përkushtimin e saj për avancimin e pozites së femres shqiptare në shoqëri, janë tregues se qasja civilizuese e gruas shqiptare në art dhe kulturë kapercen dimenzionin nacional për të reflektuar një civilizim human në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat