Dr. Sulejman Ugljanin në mesin e mergatës shqiptare në Munih

Diaspora

Dr. Sulejman Ugljanin në mesin e mergatës shqiptare në Munih

Nga: Maxhun Smajli Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:43
Pamje nga takimi

Në fillim marsin e këtij viti, mergata shqiptare që jetojnë në Bavari, patën nderin e madh të takohen dhe të bashkëbisedojnë me Dr, Sulejman Ugljaninin. Ishte një ndjenë e veçantë ta shohësh këtë burrë me vlera të mëdha tek bisedonte me mergatën shqiptare në Munih. Ai, bashkatdhetarëve tanë iu foli në gjuhën shqipe. Për ju, të dashur lexues, po paraqes fjalimin e Dr. Ugljaninit para mergatës shqiptare në Munih.
    - Të nderuar vëllezër dhe motra, unë jam Sulejman Ugljanin nga Pazari i Ri i Sanxhakut. Jam shumë i kënaqur që m'u dha mundësia me u takua me juve, këtu në Gjermani. Unë jam kryetar i Partisë Demokratike të Sanxhakut. Që 29 vite edhe themelues i Këshillit Boshnjak të Sanxhakut. Si djal i vogël kam folur shumë mirë, shumë bukur gjuhën shqipe, por, kur nuk folet edhe harrohet. Shumë fjalë i kam harru, më duhet përseri me lexu, me fol, me bisedu dhe përseri me mësu gjuhën shqipe, gjuhën e popullit shqiptarë. Popullit të madh.
    Sot, kam ardhur me kënaqësi, këtu në mesin tuaj, për të marrë pjesë në promovimin e librit, “Aqif Blyta-Kolos i Pazarit të Ri”, i autorit, Prof. Ismet Azizi. Pse është me rendesi, ky libër? Ngase, ne apsolutisht nuk kemi pasur mundësi të mësojmë deri më tani për njerëzit tanë, veprimtarët tanë të Sanxhakut.
    Ne, të vjetrit dimë pak më shumë. Dimë edhe kush kanë qenë vëllezërit Draga, Aqif Blyta, Shaban Palluzha dhe të tjerët që e kanë mbrojtur Sanxhakun dhe popullin e Sanxhakut nga pushtimi. Përndryshe, absolutisht në librat tona shkollore nuk është shkruar në aspektin pozitiv për heronjtë tanë shqiptarë e boshnjak të Sanxhakut.
    Kur flasim për të kaluarën, boshnjakët dhe serbët i kanë dy qendrime të kundërta për shqiptarët; p.sh. Drazha Mihajloviq, për serbët është hero i popullit, ndërsa për boshnjakët është armik. Po, kështu, Aqif Blyta dhe Shaban Palluzha, për serbët janë armiq, derisa për boshnjakët janë heronjë të popullit. Ne, nuk do të pajtohemi me qendrimet e popullit serb. Kjo është arsyeja, që ne si Këshill Kombëtar, kemi marrë iniciativën që ta financojmë botimin e këtij libri. Dhe, ky liber të përdoret nëpër shkolla, që fëmijët tanë ta mësojnë Aqif Blytën dhe bashkëpunëtorët e tij. 
    Tjetra që dua ta them është, se politika serbe gjithmonë është përpjekur që ta krijojnë një shtet të pastër-etnik në territorin e Sanxhakut dhe Kosovës. Dhe, kjo është arsyeja që ne, me1991 kemi themeluar Partinë e Aksionit Demokratik dhe, një vit më vonë edhe Këshillin Kombëtarë Boshnjak, me qellim që ta përkrahim Republikën e Kosovës, Bosnjës dhe Sanxhakun e Pavarur. Këto ishin qendrimet tona, me qellim që të evitohej lufta. Për fat tonin vetëm një dëshirë e jona është plotësuar; çlirimi i Kosovës dhe Pavarësimi i saj. Ndërsa, për popullin boshnjak është një pikëpyetje a do të mbijetojnë në Ballkan.
    Për këtë arsye, ne kemi përgaditur planin për të mbijetuar dhe për të arritur ekzistencën në këtë pjesë të Ballkanit.Ne, kemi kërkua Statusin Special, pas vitit 1991, si Status Special për Sanxhakun. Pra, përmes Statusit Special të Sanxhakut, kemi kërkuar që shqiptarët dhe boshnjakët të kenë të drejta të plota, ngase janë autokton në Sanxhak. Këtë gjë e kemi thenë dhe vazhdojmë ta themi. Siq po e shihni edhe vetë, politika e shtetit serb, në programin e saj e ka edhe kërkesën e Vasa Çubriloviqit për spastrim etnik të Sanxhakut nga boshnjakët dhe shqiptarët.
    Në regjistrimin e popullsisë, bërë para 20-të vitesh, në pjesën veriore që e ka okupuar Serbia, janë regjistru vetëm 150.000 boshnjak. Shqiptarë nuk ka as 50-të. A, është e ditur se, shqiptarët dhe boshnajëkët kanë qenë gjysmë për gjysmë. Përafërsishtë, në këtë mënyrë kanë vepruar edhe me Luginën e Preshevës; janë regjistu vetëm 5400 shqiptarë, ku ekzistojnë rreth 60.000 shqiptarë të pa regjistruar.
    Si ndihmë e përpjekjës sonë për të ndriquar të vërtetën historike është edhe kontributi i Prof. Ismet Azizit me librin “Aqif Blyta-Kolos i Pazarit të Ri”. Jam i gatshëm të bashkëbisedojmë dhe t'ju përgjigjem pyetjeve të juaja që ju interesojnë. Por, do ishte e mirë që si pikë qendrore të jetë; Çka është Statusi Special i Sanxhakut, pse është minimumi për ekzistencën e boshnjakve në Sanxhak dhe gjithçka për librin e Aqif Blytës.
Ju faleminderit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat