Afërdita e Kosovës në parajsën e dashurisë

Diaspora

Afërdita e Kosovës në parajsën e dashurisë

Nga: Baki Ymeri Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:40
Kopertina e librit

Përgjatë historisë së njerëzimit, poezia ka qenë një nga çelësat e shprehjes së mendimeve dhe sentimenteve. Poezia ka ekzistuar në të gjitha gjuhët dhe kulturat, duke i hapur portat më të fshehta të shpirtit, duke u dhënë përgjigje më të lehta pyetjeve më të rënda. Poeti dremit dhe ëndërron në lëndinat e pushimit. Historia e pushimit ka filluar para 100 vitesh. Në mbarim të vitece 30 të shekullit të shkuar, poetja amerikane Tessa Suisy Webb, errdhi me një propozim për t’i nderuar poetët. Ohio e përkrahu iniciativën e saj dhe e shpalli 15 Tetorin si Dita e Poezisë.

Kjo datë nuk u zgjodh rastësisht, sepse në këtë ditë u lind poeti dhe filozofi i famshëm grek, Virgjili. Dy dekada më vonë, 38 shtete tjera amerikane iu përbashkuan kremtimit poetik të Ohios, si dhe Meksiku, kurse pushimi qe pagëzuar Dita Kombëtare e Poezisë. Deri në mbarim të mileniumit, pushimi arriti në Evropë. Kremtimet e para u mbajtën në kryeqendra të shumta të botës më 21 Mars 1999. Në këtë datë kremtohet Dita e Poezisë. Poeti përjeton një dashuri të madhe me muzën e tij që ka aromë lulesh.

Libri kushtuar Afërditës del në pah me rastin e kësaj dite, i botuar në muajin e Dashurisë, një muaj kur e nderojmë gruan me lule, por edhe me vargje, së bashku me lumturinë dhe poezinë, bukuria duke qenë prezente në vepër nëpërmjet cilësisë së shkrimeve të autorit, tashmë një emër i shquar në spektrin e ëndërrimtarëve të diasporës sonë. Remzi Basha vjen para lexuesve tanë edhe me një vepër të re ku e shpreh ndjeshmërinë e tij të veçantë, shpirtërore dhe poetike. Dëshira e tij për të shkruar është e hatashme, një punë që kërkon mund dhe profesionalizëm për t’i kënaqur dashamirët e fjalës së bukur. Autori posedon cilësitë e një poeti të lindur për lumturimin e botës me shprehje të fisnikëruara me ndjenjat e hijshme të miqësisë letrare dhe atdhetare.

Afërdita në mitologjinë e grekëve të lashtë ishte Perëndia e Dashurisë. Sipas përrallave, Afërdita është ngritur nga shkuma e detit. Me ardhjen e romakëve në tokën Ballkanike është krahasuar me Venusin, me perëndinë latine të dashurisë. Origjina e saj është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro. Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afërdita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme.

As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t'i përballonin. Interesi për paraqitjen e figurës së Aferdites në artin e kohërave të reja është i njëjtë me atë të kohërave antike. Pikturat dhe skulpturat e Aferditës praktikisht nuk është e mundur të numërohen. Ndër më të famshmet janë: Lindja e Venerës dhe Venera dhe Marsi të Sandër Botiqellit e vitit 1847, që sot gjendet në pallatin firentin Ufici dhe në Galerinë Kombëtare Londoneze. Pason Venera e Giorgoneut, Lindja e Venerës e Luca Girodanit e cila gjendet në Muzeun e qytetit në Bel; Venera me Amorim i Luca Granachuat që gjendet në Villa Borgese të Romës; Venera dhe Amori të Palmo Vecchiut (rreth vitit 1520), që gjendet në Galerinë Kombëtare në Bukuresht.

Poeti i dashurisë thekson: Afërdita është shpirti im dhe zemra ime. Me të jetuam së bashku 35 vite të ëmbla dhe të lezetshme. Ajo është nga fshati Pagarushë, nga vendlindja e Nexhmie Pagarushës, këngëtarja më e famshme shqiptare në Kosovë. Nusja ime është humanistja që ma shpëtoi jetën, një qenje e bekuar që do të mbetet në zemrën time si një engjëll, si një heroinë e bekuar dhe punëtore si bleta. Ajo ka qenë dhe është shumë e sinqertë dhe besnike e modeste, një dhunti e Zotit që m’i ka respektuar prindërit, motrat, farafisin dhe shoqërinë timë. Hyjnesha e shpirtit tim është malsore me tradita kombëtare dhe me vyrtyte shumë të larta. Me të kemi shijuar çastet më të ëmbla të dashurisë në male, në fusha, në livadhe, në vreshta... Shpirtluaneshën e zemrës sime e kam nusen më të ëmbël se mjalta dhe më të mirën në botë. Hyjnesha e dashurisë është princesha ime që më jep kënaqësi, dritë, ajër dhe shëndet.

Remzi Basha e kundron dashurinë si një dhunti hyjnore. Shpirti i tij defilon në çdo faqe të kësaj vepre të re, kushtuar femrës, familjes, atdheut dhe atdhedashurisë. Muza e tij gjendet gjithmonë e shtrënguar në krahëror. Poeti ndjen nevojën për të fluturuar nga fjala në fjalë, nga mërgimi në vendlindje, dhe nga vendlindja në mërgim. Ai është i etshëm gjithmonë për mirësi dhe dashamirësi, për përlindjen e dashurisë që i jep kuptim jetës, sepse jeta është dashuri dhe dashuria është jetë. Në kuadrin e lirikave të tij defilon buzëqeshja dhe etja për përqafimin e femrës, duke i dhënë lexuesit shans për ta kuptuar të vërtetën se pa dashuri jeta është shkretëtirë. Në ktë vepër të re nuk mungojnë as imagjinata dhe as metaforat. Ndjenjat e tij metaforike ngriten në një nivel të lartë.

E kemi thënë paraprakisht se Remzi Basha është poet i dashurisë. Ai vjen para nesh me një poezi të gjallë dhe dinamike, duke e zbuluar shpirtin e tij të madh, me një mjeshtëri të veçantë për ta hymnizuar femrën si një dhuratë e bekuar e Perëndisë. Femra ka qenë, është dhe do të jetë përjetë një nga subjektet e frymëzimit të artistëve. Poeti noton në univers për të arritur në botën e magjepsur të yjeve, duke u dehur me lëngun e lezetshëm të dashurisë, të mirësisë, të mirëkuptimit dhe atdhedashurisë. Lumturia vjen nga gjëra të thjeshta, por kur ato shndërrohen në vepra artistike, poeti bëhet krijues i lumturisë personale që kaplon përmasa universale. E përgëzojmë autorin për këtë vepër të re ku defilon shija e padurimit për jetë, dashuri dhe atdhedashuri. (Bukuresht, 25 Mars 2020)

TRËNDAFILI I KUQ

Dje në mëngjez, trëndafili i posamugulluar në kopshtin e shtëpisë ku po banojmë, jepte shenjat se pason të lulëzojë. Dukej pothuajse i thatë tani e disa javë kur arritëm këtu, por uji, kujdesi dhe ndoshta edhe mirëkuptimi ynë ndikuan që të na kaplojë vjeshta me lumturi. Mu nga dreka, i kundruar në diellin verbërues, dukej si një shpërthim yjesh të kuqëremta, prej një ngjyre të kuqe të përgjakur e të mëndafshtë, e cila thuajse nuk gjendej kund në nytyrë. Lulëzoi vetëm brenda disa orësh. Pastaj, përnjëherë pas dite, më dukej atypëraty i venitur siç qëndronte me petalet e shpërveshura në vapën e ditës, ku pothuajse gjithçka matej me rezistencën e ngrohtësisë së thatë, pa kurrfarë gjurmash uji. Ishim të sigurtë se brenda disa çastesh do të shkundulitet. Por në mbrëmje, kur u kthyem në shtëpi dhe kur ngjyrat e bënin çdo gjë enigmatike, nisi të përkundet ngadalë, fitmitar e me fuqi, në erën që rrahte lehtë në orët e perëndimit të famshëm.

TABLLO E VOGËL ME ZGALEMA

Ditën e dytë të vjeshtës e kalojmë në Detin Adriatik, në një pushimore të vogël, faktikisht një qytezë i rritur kohëve të fundit pranë fshatit mesjetar përsipër të cilit ngritet mbi një shpat Kështjella e Dashurisë. Dielli duket i butë, i ëmbël dhe thuajse mendimtar. Ngrohtësia ka një mirësi të veçantë dhe, meqë përrreth gjenden vetëm banorë pa brenga të shtëpive pushimore, ajri i ditës huazon diç nga një sqenë ireale, prej filmi apo prej tablloje. Vetëm erëtima e fortë e detit, që ndjehet këtu me fuqi, edhepse gjendet ende larg, tejmatanë një vendi që e ndan portin e thurrur me jahtet e detit të gjerë, misteriozisht jep një sentiment të gjallë, të prehtë e turbulluese. Megjithatë, pas një kohe, e kuptoj se gjithçka duket si një sqenografi, një shenjë e dyfishtë, madje një iluzion, ngase mungojnë zgalemat.

FILOZOFIA E REVE

Shikoni vetëm disa çaste pas agimit, malet e imta të brigjeve të rrethuara (faktikisht do shpatije shkëmbore që rezultojnë nga brejtja e kreshtave të kahershme nga pleqëria), dukeshin të mistershme dhe të larguar nga tymi i mjegullave të holla të mëngjezit të zymtë. Kahmos retë e trasha, duke patur një ngjyrë metalike, e mbulonin qiellin, duke krijuar ndjenjën e çuditshme se dielli është degdisur. Paralajmërohej një ditë e freskët, ndoshta dhe një shi i pasditës që do t’i bënte mirë thatësisë së strëzgajtur që shkrumonte çdo vegjetacion të papërkujdesur nga dora e njeriut. Por nga mesdita retë shpërndaheshin pothuajse të gjitha dhe vetëm nga horizonti shiheshin, nën formën e do shtresave të bardha, gjurmët e përqëndrimit shtypës të kahmotshme. Meteorologjia vetë duket këtu një formë e kapriçjes dhe një përfytyrim i pareduktuar i instabilitetit ku çdo paramendim ardhmërie mund të kryhet në një termin të shkurtë apo më mirë nuk kryhet aspak.

KATËR NJOLLA NGJYRASH

Dje pasdite në Kështjellën e Dashurisë, rrugicave të ngushta të vërshuara nga mijëra vizitues – katër njolla n gjyrash të levarashta: bezhë shkëlqimtar, e përhirtë, e tymtë, e zezë e spikatur me pak të bardhë e të përhirtë të fortë, nyanca tablloshë pothuajse të pamundshme për t’i hasur në natyrë. Janë katër klyshë barinjsh suedezë të drejtuar kah një udhëtar dhe nga një zonjë që e shoqëron. Çifti shkon ngadalë, duke shikuar në të gjitha drejtimet dhe duke u ndalur herë pas here në nga ndonjë shitore. Ata që u bëjnë shoqëri çapëlojnë me kujdes, thuajse janë borxhlinj, zë kujdesshëm ndaj zërit të dy vetëve të cilët, padyshim, e njohim më së miri në tërë botën. Përyfytrimi emocionon: katër krijesa të ngrohta, gjithmonë të përngutura për t’u shërbyer, të kujdesshëm mos të të hidhërojnë apo trembin. Kalimtarët, të shkujdeshëm, hiqen mën janë me admirim për të kaluar grupi i jashtëzakonshëm. Nga një zotëri më i guximshëm, ua përkëdhel gëzofin e gjatë, i krehur për bukuri dhe i lëprië me kujdes: ata e pranojnë me përdëllim këtë shenjë vlerësimi duke shikuar ndërkaq me dashuri kah ai që i udhëheq dhe ushqen.

DRITA TEJMATANË REVE

Pas më shumë ditësh nxehtësishë të moderuara, furtuna e kësaj mbrëmjeje nuk dukej e parashikueshme, përndryshe, asnjëri nga kanalet e informacionit meteorologjik nuk e pat lajmëruar. Dita fillonte me butësi, me re të shpejta dhe diellëzime po aq të shpejta; por kah mbrëmja delnin në largësi retë e përhirta. Dukeshin të shqetësuara dhe të çuditshme por sapo lëshohej mbrëmja dhe arrinim afër qytetit Malmo me një shi të egër, që shpërthente befasisht, e patëm kuptuar se nuk ishte një pamje e thjeshtë sqenografike. Pastaj, orë të tëra, dhe mbi gjithë horizontin që na rrethonte, pasoi spektakli më i parëndomtë i vetëtimave të cilat i pata hasur ndonjëherë. Dukej se kryeneçësia e reve zhvillonte një luftë trimash të hatashëm, dritat e shkurta të së cilës, me pulsime komplet jomuzikore, jepnin vetëm një përshtypje të zbehtë lidhur me ato që patën ngjarë atje në të vërtetë. Fakti më turbullues ishte heshtja absolute që i përcaktonte të gjitha, duke krijuar sentimentin e një iluzioni.

NËPËR ARAT E THERANDËS

Nëpër lulishte dhe brigjeve të rrugëve paraqitet shpeshherë nga vendi në vend me një frekuencë impresionuese njëfarë lloj vegjetacioni i panjohur për ne, që jetojmë në rajonet me klimë të temperuar dhe dimra të gjatë. Janë do tufishta gjysmëqarkore të gërshetuara nga gjethi shpeshtak, në formë të gjylpërave të breut por më të gjata e të buta, të përfunduara me shufrra të gjata në majën e të cilave ngriten kallinj të pasur me një blertësi të zbehtë, përhirtësi, ngjyra e të cilave përfaqëson në vetvete një efekt unikat. Të kundruara nga njëfarë largësie, ato duken si do iriqë vegjetalë që janë ndalur përkohësisht për pushim. Por bukuria e tyre dekorative kaplon një theks të ri në kohën kur i merr në dorë duke i shtrënguar ngadalë, gjethi i livandës çliron njëfarëlloj lëngu të pangjyrshëm erëtima e të cilit emocionon çuditërisht përmes fuqisë për t’u shpërndarë gjithandej me persistencë. E ndjen në lëkurë si një freski lumi, tinëzisht dhe enigmatikisht, një jehonë dhe një kënaqësi të aromës që i zbukuron të gjitha gjërat e rrethukuara si një muzikë e paskajshme.

ZEMRA IME

Ti je jeta ime

Je bota ime magjike

Fisnike besnike romantike

Një ndjenjë e veçantë

Që e ngroh shpirtin tim

Që nga muzgu deri në agim...

Ti je lumturi e bekuar

Zemra ime me zemrën tënde

Gjithmonë të bashkuar

Pa ty nata më duket

E lodhshme si çmendi...

Në netën e gjata për dashuri

E marr zemrën time

Dhe ta fus në gji...

LULJA E DASHURISË

Gocat me vjollca

Janë drita jonë

Sheqerpare janë

Gratë tona...

Lule Xheneti jam

Më thot Afërdita ime

Duke buzëqeshur:

Unë jam nga Pagarusha

Ti je sokol i Dardanisë

Kurse unë për ty jam

Lule Mosmëprek, apo:

Lulja e Dashurisë...

ZJARRI I JETËS

Dashuria është ushqimi im

Ti je kambana e mirësisë

Unë jam mbret i besnikërisë

Me shqetsime të përjetshme

Të mbaj përjetë

Në shuplakat e shpirtit

Ti je drita e kohës sime

Shpirt i trazuar

Me përmallime të përjetshme

Dhe pluhur yjesh je

Ti je fryti i shpresës

Dielli i fjalës që i shndërrit

Shkallët e dashurisë…

PLUHUR YJESH

Në jetën time

Nuk ka hidhërime

Dhe as shqetsime

Në jetën time ka

Pluhur yjesh

Në rrugën time

Mbi teshat e mia

Mbi gjurmat e mia

Pluhur yjesh

Në qiellin e ndritur

Të mendimeve të mia...

MAGJIA E DASHURISË

Në Parajsën e Dashurisë

Para teje ikin retë

Shpërndahen stuhitë

Ndriçohen qiejt

Toka shtrohet

Me qylima lulesh

Të shumëngjyrshme.

Mijëra zogj

Vërtiten në qiell

Duke dëshmuar

Përmes këngës së tyre

Se dashuria është

Magjia e jetës...

BESA, NDERI DHE DINJITETI

Feniksi është Zogu i Zjarrit

Me origjinë kozmike

Gjergji i famshëm ishte

Shpëtimtari i kombit

Që ua dha shqiptarëve

Lavdinë dhe shkëlqesinë

Konsumimi i fjalëve

Me energji pozitive

E përforcon organizmin tonë

Fjalët tua vijnë drejt meje si një jehonë…

Ëndërrimtarët nuk vdesin kurrë

Qenja humane përjeton dhimbje

Dashuri e zhgënjime

Dhe shpresa e iluzione

Duke vajtur në çdo anë

Për identifikimin e gjurmëve

Të stërgjyshërve tanë

Që në vend të pushtetit

I përuleshin flamurit e fjalës

Besës nderit dhe dinjitetit…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat