Lobi Euro-Atlantik Shqiptar uron shqiptarët e besimit të krishterë festën e Pashkëve

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar uron shqiptarët e besimit të krishterë festën e Pashkëve

Më: 10 prill 2020 Në ora: 20:26
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Festa e Pashkëve sjellë në kujtesën tonë ringjalljen e shpresës për ditë të mira.

Është dita e përjetësisë, dita e besimit te Zoti dhe vetvetja.

Festa e Pashkëve është moment reflektimi, jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për gjithë shqiptarët pa dallim feje, më qëllim afrimin dhe përkushtimin më  të madh si ndaj njëri-tjetrit poashtu edhe ndaj kombit e atdheut, për një të ardhme me të mirë për brezat që vijnë.

Festa e Pashkëve është thirrje për reflektim dhe kultivim të paqes shpirterore dhe tolenrances fetare ndër shqiptarë .

Për shumë mote urojmë që në zemrat dhe familjet shqiptare kudo ku gjendën në botë,
të mbretroj paqa, dashuria, mirëkuptimi dhe harmonia.

Urojmë që toleranca shqiptare e besimeve të mbretëroj në mbarë botën!

Gëzuar për shumë vjet  Pashkët!

Kryesia e Lobit-Euro Atlantik Shqiptar,

Shukri Ymeri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat