Testimi i vaksinës, binjaket shqiptare shkencëtare në Britani: Pritet të jetë e suksesshme

Diaspora

Testimi i vaksinës, binjaket shqiptare shkencëtare në Britani: Pritet të jetë e suksesshme

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:21
Binjaket shqiptare shkencëtare në Britani

Britania e Madhe është bërë vendi i parë që ka nisur testimin në njerëz të një vaksine kundër COVID-19. Bëhet fjalë për një studim të Universitetit të Oxford, ku është pedagoge, Detina Zalli.

Ndërsa binjakja e saj, Argita Zalli është pedagoge në Imperial Collage në Londër. Detina Zalla tregon se, pritshmërinë janë të mëdha që vaksina të jetë efektive por do të duhet shumë muaj që të një gjë e tillë të konfirmohet.

“Prova është për të përcaktuar efikasitetin, sigurinë dhe imunigjitetin e vaksinë që të jetë e përshtatshme për të gjithë moshat dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Janë rekrutuar 15 persona, nga 18 deri në 55 vjeç”, shprehet pedagogia e Universitetit të Oxford.

“Është shumë e vështirë të jepet një periudhë e saktë kohore, do të duhen shumë muaj për të parë nëse vaksina është vërtetë efikase apo jo. Besoj se do të ketë sukses sepse është një nga grupet më të mira shkencore në botë që e ka zbuluar”, shtoi Detina Zalla.

Binjakja tjetër, Argita Zalli thotë se, nga të dhënat e ditëve të fundit mësohet se është arritur një stabilitet sa i takon numrit të të infektuarve të rinj. Deri tani ky numër ka shkuar në 138 mijë persona, ndërsa vdekjet janë ulur me 37% në krahasim me ditën më të keqe.

9“Pritet që në dy javët e ardhshme numri i të vdekurve të sheshohet. Ndërkohë 10 milionë punonjës, duke nisur nga mësues, doktorë, shoferë, mund të aplikojnë për t’u testuar nëse kanë simptoma. Do të jetë një test për të matur nivelin e RSA dhe sa mundësi ka që të infektojnë persona të tjerë”, deklaroi znj. Argita Zalli duke shtuar se deri tani janë testuar mbi 25 mijë persona. Pedagogia e Universitetit të Imperial Collage në Londër thotë se, mbetet ende shumë për të mësuar mbi COVID-19 pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një infeksion sezonal apo ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat