Koronavirusi ndan çiftin shqiptar në SHBA pas 55 vitesh bashkë

Diaspora

Koronavirusi ndan çiftin shqiptar në SHBA pas 55 vitesh bashkë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 09:02
Nagjija Gjidija me bashkeshortin

Koronavirusi ndan çiftin shqiptar në SHBA që qëndruan bashkë për 55 vjet.

Nagjija Gjidija, 72 vjeçe është një prej viktimave të koronavirusit në SHBA, e cila ndërroi jetë nga një arrest kardiak, pasi ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.

E bija Liria ka rrëfyer për CNN se nëna dhe babai i saj ishin vendosur në Amerikë në vitin 1970 për të realizuar ëndrrën amerikane.

Çifti Gjidija kishin katër fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë. Nuk kalonin kurrë asnjë dritë larg njëri-tjetrit”, tregoi Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat