Ambasadori për Paqen Botërore Tahir Shabani, uron presidentin e Parlamentit të Gjenevës profesor François Lefort!

Diaspora

Ambasadori për Paqen Botërore Tahir Shabani, uron presidentin e Parlamentit të Gjenevës profesor François Lefort!

Më: 14 maj 2020 Në ora: 19:47
Tahir Shabani

Profesori i nderuar François Lefort u zgjodh, me datë 11 maj 2020 President i Parlamentit të Republikës të Kantonit të Gjenevës-Zvicër, si personalitet i shquar, profesor e shkencëtar, i cili që në moshë të re iu përkushtua mbrojtjes së ambientit, ndaj edhe njihet si militant ekologjik, gjithashtu i angazhuar në politik prej vitesh, ndërsa nga viti 2009 edhe si deputet në këtë metropol të diplomacisë ndërkombëtare.

Z. Francois Lefort ishte kandidaturë e legjitimuar nga Partia Ekologjike dhe e votuar nga deputetët e të gjitha partive, që përfaqësohen në Parlament. Ky personalitet është shkencëtar, profesor por dhe i angazhuar si militant ekologjik që në moshë të hershme e politikisht deputet, që nga viti 2009 e anëtar byroje, organ i lartë, në hierarkinë parlamentare. Z. Francois Lefort është bashkëshorti i një artiste pianisteje shqiptare, Ermira Zyrakja-Lefort, me vlera e kontribute në artin klasik por dhe për artin e kulturën shqiptare kudo në diasporë.

Vlen për tu theksuar se Z. Francois Lefort me njohje historike-kulturore e aktuale për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet miku i shqiptarëve, 30 vite tashme. Ai njihet edhe për mbështetjen e madhe ndaj komunitetit të shqiptarëve në Zvicër.

“Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme, për komunitetin shqiptar në diasporën e Zvicrës. Nga “dhëndri ynë” siç e konsiderojmë me shumë respekt e vlerësim, po ashtu është mik i yni dashamires, për diasporën shqiptare. Ky President i porsazgjedhur ne tribunën e larte parlamentare te Republikës e Kantonit të Gjenevës, përpos misionit të tij të rëndësishëm, ka gjithë afeksionin e shqiptarëve te komunitetit, sepse është “Presidenti” që me modesti, miqësisht e me respekt për ne,flet dhe gjuhën shqipe. Ka kontribuar për popullin shqiptar për arsim, shkence, kulturë dhe shkëmbime universitare për Shqipëri dhe Kosovë. Andaj në shqip i urojmë “punë të mbarë e të suksesshme në vazhdimësi” Z. Francois Lefort”, tha Shabani.

Nder dhe respekt për mikun e popullit shqiptar, z. Eric Leyvraz, deputet dhe ish presidenti dy mandate në parlament të Gjenevës, thekson z. Tahir Shabani Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat