Kurthi policor në Spanjë, arrestohen 17 shqiptarët për pastrim parash përmes organizatës kriminale

Diaspora

Kurthi policor në Spanjë, arrestohen 17 shqiptarët për pastrim parash përmes organizatës kriminale

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:58
Spanjë

Një operacion antidrogë është zhvilluar në 3 qytete të Spanjës, Valencia, Castellon dhe Tarragona, ndërsa në pranga ranë 17 persona, shumica e tyre me kombësi shqiptare.

Ata akuzohen për krime kundër shëndetit publik, organizim kriminal, mashtrim të energjisë elektrike, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit të huaj.

Agjentët e policisë kanë çmontuar 6 laboratorë të prodhimit të drogës me pajisjet e nevojshme, ndërsa u sekuestruan 162 kilogramë marijuanë të përgatitur për shpërndarje në të gjithë Evropën, më shumë se 3000 bimë kanabisi dhe 9000 euro.

Drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti kriminal morën me qira shtëpi në zona të ndryshme dhe instaluan laboratorë për rritjen e marijuanës. Organizata rekrutoi njerëz, shumica prej tyre pa punë dhe pa leje qëndrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat