Shoqata 'Humunity' në Zvicër fokus rininë shqiptare, dhurojnë pako për shoqatën 'Hendifer' në Ferizaj

Diaspora

Shoqata 'Humunity' në Zvicër fokus rininë shqiptare, dhurojnë pako për shoqatën 'Hendifer' në Ferizaj

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:33
Foto Ilustrim

Hava Makolli është shqiptarja e cila ka menduar e para e më pas i janë bashkuar shumë zonja e zonjusha të tjera shqiptare në Zvicër që të krijojë shoqatën Humunity.

Ne mësojmë se kjo shoqatë ka në fokus ndihmën për rininë dhe problematikat e shumta të tyre, ndërsa shumë shpejt Hava dëshiron të vizitojë origjinën Kosovën për tu takuar me njerëz kopetentë që mund ta drejtojnë idenë dhe qëllimin e bamirësisë të Humunity sidomos drejt rinisë shqiptare. Shoqata e krijuar tashmë menaxhon për të ndihmuar me të hollat që vijnë nga vetë një përqindje e pagesës që ato marrin nga puna dhe profesioni i tyre i zakonshëm.

Duke qenë dhe muaji i Ramazanit ato menduan që të grumbullojnë disa pako me ushqime në këto ditë të vështira por edhe ditë të muajit të shenjtë për shoqatën Handifer në Ferizaj që kujdeset për persona me aftësi të kifizuat dhe i kanë dërguar e shpërndarë në natën e Bajramit, Ne do të donim ta përgëzonim Havën si dhe organizatën e saj e urojmë sa më shumë të tjerë ti bashkohen nismave të tilla humanitare ndërsa në faqen e tyre në facebook në mënyrë shumë trasparente i shihni aktivitetet e kësaj shoqate jo fitimprurëse mjafton që ta kërkoni me fjalën Humunity.BS

Image
Shoqata Humanitare

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat