Gjuetia në gjeneratën pasardhëse në diasporë

Diaspora

Gjuetia në gjeneratën pasardhëse në diasporë

Nga: Ing. Kristijan Nikollaj Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:57
Ing. Kristijan Nikollaj

"Weidmannsheil! – Përshëndetja tradicionale ndërmjet Gjuetarëve në Austri, Gjermani dhe Zvicër. Gjuetia ka qenë një pjesë e rëndësishme e njerëzimit dhe në periudhën aktuale po përjeton një rilindje!

Rajonaliteti, qëndrueshmëria, kualiteti i lartë i mishit si dhe ruajtja e natyrës mbulojnë disa prej detyrave të gjuetisë.

Ing.Kristijan Nikollaj vjen nga diaspora e Austrisë, afër Vjenës, i lindur në Austri me origjinë nga fshati "Dol" Gjakove. Ai është anëtar i Shoqatës së Gjuetisë Austriake,me profesion Inxhinier i Infrastrukturës, ai ushtron edhe detyren e gjuetisë në Austri. Poashtu kur ai viziton Kosoven, me kënaqësi i bashkohet familjes së tij në Dol në sezonen e gjuetisë.

Gjuetia qëndron me rrënjë të thella në familjen Nikollaj dhe është shumë e suksesshme në këtë veprimtari në rajon. Reputacioni i saj i suksesit paraprin në Kosovë dhe shpesh familja Nikollaj kontaktohet në raste të dëmtimit të tokave bujqësisore që shkaktohen nga kafshët e egra.

Kjo traditë për gjuetinë i familjes Nikollaj tani vazhdon në Austri.

Komenti nga Ing.Kristijan Nikollaj: Shoqëria, por sidomos brezat pas nesh, do të na gjykojnë nëse dhe mbi të gjitha sesi ne merremi me gjuetinë, por edhe se si veprojmë me detyrën dhe përgjegjësinë tonë ndaj natyrës dhe krijesave të saj. Ne kemi një natyrë shumë të bukur në Kosovë me një popullsi të shëndetshme dhe të larmishme te kafshëve të egra. Sikur brezat para nesh edhe ne jemi përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj vlere të natyrës që e kemi.

Weidmannsheil!

Me fat gjuetia!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat