Në Zvicër formohet Shoqata Humanitare "Xhevat Nitaj", qëllimi dhe anëtarët, emra të njohur

Diaspora

Në Zvicër formohet Shoqata Humanitare "Xhevat Nitaj", qëllimi dhe anëtarët, emra të njohur

Nga: Maksim Gjokaj Më: 8 qershor 2020 Në ora: 15:14
Shoqata Humanitare "Xhevat Nitaj"
 

Të shtunën e 6-të qershorit 2020 në qytetin Biel-Bienne të Zvicrës është themeluar Shoqata Humanitare "Xhevat Nitaj". Të pranishmit pas leximit të statutit janë ngritur në këmbë në një minut heshtje duke nderuar heroin e Kosovës, i cili kishte rënë në altarin e lirisë më 14 Prill 1999 në Kosharen legjendare.

Të gjithë të pranishmit që ishin aty e kanë përkrahur unanimisht këtë inisiativë për formimin e kësaj shoqate, ndërsa formuan kryesinë për Mërgimtarë të udhëhequr nga Hajdar Nitaj, Haki Kukalaj, Bashkim Nitaj, e për vendlidje u emëruan Nexhdet Nitaj (arkëtar), Shkëlzen Kukalaj dhe Rifat Nitaj ( Verifikues). Kjo shoqatë e re ka si qëllim që mjetet e grumbulluara të jenë në përkrahje të " Mahallës Tonë" Nitaj dhe Kukalaj në Voksh të Deçanit.

Kujtojmë se kjo shoqatë mban emrin e Heroit të Kosovës, Xhevat Nitaj i cili ishte që në ditët e para ushtar i UÇK-së, krahë për krah me Sali Qekaj dhe Agim Ramadanin. Në këtë takim të parë të kësaj shoqate ishte i ftuar edhe artisti i njohur deçanas Mentor Mushkolaj i cili këndoi si premierë këngën kushtuar heroit të Kosovës Xhevat Nitaj.BS.

Image
foto 1.
Image
foto 2.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat