Transportonin kokainën e fshehur në kavanozë me oriz nga Belgjika në Itali, 4 shqiptarët dalin para gjykatës

Diaspora

Transportonin kokainën e fshehur në kavanozë me oriz nga Belgjika në Itali, 4 shqiptarët dalin para gjykatës

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 13:24
Droga e kapur

Katër shqiptarë të përfshirë në tregun e kokainës nga Belgjika të fshehura brenda kavanozëve të groposur plot me drogë dhe oriz kanë dalë para gjykatës.

Banda e trafikantëve të drogës u arrestua në kuadër të operacionit “Underground” i zhvilluar në Romë më 13 qershor 2019.

Shqiptarët e arrestuar janë Armand Cuni 45 vjeç, banues në Viterbo, Fatjon Sopi, 29 vjeç, me banim në Canepina, bashkatdhetari i tij Mario Kelmendi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Canepina si dhe Rudenc Medolli, 38 vjeç, banues në Terni.

Image

Vetëm njëri prej tyre është pyetur gjatë seancës dëgjimore, ndërsa procesi u bllokua për shkak të pandemisë Covid-19. U pyet 29-vjeçari Fatjon Sopi, i arratisur nga Italia në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit.

Sipas hetuesve, Sopi kishte marrë pjesë në organizatë kur ishte vetëm 20 vjeç në vitin 2012 dhe kishte si detyrë shitjen e drogës tek klientët. Që në vitin 2018, të akuzuarit ishin transferuar në Gjermani, ku ai punoi.

I lokalizuar dhe arrestuar nga policia gjermane, ai u ekstradua në Itali në gusht të vitit të kaluar.

Image

Avokati i Sopit tha se familja e tij ka jetuar prej 30 vitesh, ai ka studiuar dhe diplomuar në Viterbo dhe për shkak të problemeve familjare, ai filloi të blinte kokainë për përdorim personal. Pastaj disa vjet më parë ai vendosi të shpërngulet, duke gjetur punë në një kompani të madhe në Gjermani.

Pasi dëgjoi Sopin, gjykatësi e shtyu gjyqin për në 9 shtator. Në rast dënimi, Cuni, Kelmendi, Medolli dhe Sopi do të përfitojnë nga një zbritje prej një të tretës së dënimit të parashikuar për shkak të gjykimit të shkurtuar, shkruan ''Tuscaweb.eu''.

I dyshuari tjetër që kishte provuar të arratisej jashtë vendit, në Spanjë, është Erjion Collaku, 38 vjeç, gjithashtu i arrestuar me udhëzimet e policisë.

Ai u ndalua në aeroportin e Barcelonës, me një urdhër arresti evropian, ndërsa u përpoq të shpëtonte. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës në segmentin Bruksel-Viterbo. Zona e Viterbos u përfshi nga një saasi e madhe kokaine midis marsit dhe korrikut 2016, gjë që do të demonstronte aftësinë e bandës, e cila u godit vitin e kaluar, nga Viterbo te Montefiascone, Vitorchiano, Sutri, Valentano, Vignanello, Vallerano, Caprarola, Canepina, Orte.

Armand Cuni, 45-vjeçari shqiptar banues në Viterbo, konsiderohet si një nga drejtuesit e bandës, i tradhtuar nga një maqedonas që e rrahu rëndë për një borxh, denoncimi i të cilit e çoi në burg. Pjesë e bandës është edhe 45-vjeçari Bledar Shtembari me vendbanim në Viterbo, i quajtur shkurt Bledi, i burgosur për një akuzë tjetër në burgun e Frosinone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat