Lluki, na preve n’besë!

Diaspora

Lluki, na preve n’besë!

Nga: Nefail Maliqi Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:43
Llukman Halili

Terrnocin e Llukmanit dhe Ridvanit re te zeza, sot qielle na eshte turbulluar!

Ka nderruar jete kolegu dhe miku im, gazetari i njohur Dr. Llukman Halili (64)

Sapo mora nje lajm te zi, te pabesueshe per vdekjen e gazetarit dhe publicistit te njohur Llukman Halilit. Llukin e kisha jo vetem kokege por edhe vendas dhe mik qe prej kohesh.

Vdekja e hershme e kolegut tone eshte nje humbje e madhe jo vetem per Luginen e Presheves por edhe per Kosoven dhe mbare shqiptaret ne ballkan dhe diaspore!

Lugina e Presheves kishte dy njerez te medhenj nga faktori ushtrak dhe ai politik. Ai ishte Ridvan Qazimi- komandant Lleshi dhe dr.Llukam Halli te cilet sot u bene bashk ne tjetren jete

Ate qe e beri me pushke Komandant Lleshi, kolegu yne Llulman Halili e beri me laps!

Sot mora ngushllimet nga qinda miqe e kolege per humbjen e kolegut tone, per cka ju falenderoj nga zemra!

Image


Por njerin do ta veqoja per shume aresyera. Ai eshte gazetari yne i njohur zviceran, me origjine shqiptare (nga Terrnoci i Madh) Daniel Abimi, te cilin e ngushllova dhe me ngushelloi me fjalet:

Cher Nefail, mes sincères condoléances pour notre colegue, amie, notre coopatriot Lluki

«Jours de tristesse et de deuil. En pensées avec sa famille et ses proches..» shkroi kolegu yne Abimi i cili shprehu keqardhje per humbjen e njeriut te madh te pendes dhe publicistikes shqiptare.

Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanovcit. Ai ishte doktor i Shkencave Humane.

Llukman Halili ishte i pari korrespondent i RTP-se ashtë vendit nga Palestina. Ishte per disa vite edhe kryeredaktor i gazetes kombetare «Bota Sot»

Pa dyshim vdekja është e ftohtë, por bëhet edhe më e ftohë kur dëgjon se miku, kolegu e bashkëpunëtori ndërroi jetë në moshë të re.

Llukmani ishte një punëtor i shkëlqyer, gazetar shumë vjeçar i gazetës “Bota sot”, dhe ishte redaktor përgjegjës i politikes së jashtme, ku u veçua puna e tij prej profesionalizmit.

Nga momentet e shumta të kaluara së bashku me Llukmanin, mbaj mend vetëm fjalë të mira.

Ne emrin tim dhe redaksise i shprehim ngushllimet tona familjes Halili, Zoti e shperbleft n’xhehnet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat